Ministri turk i Mbrojtjes Akar takohet me homologun rus Shoygu

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu.

Akar ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus, para Samitit katërpalësh për Sirinë i cili do të mbahet nën mikpritjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjatë takimit mes Akar dhe Shoygu janë shkëmbyer mendimet në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale, duke filluar nga gjendja e fundit në Idlib.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne