Holti Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit. Ka dyshime se autori një 25-vjeçar me iniciale M.Sh. u përlesh me viktimën për ti marrë paratë që i kishte sjellë i ati nga Greqia.

ABC News sjell pamje brenda banesës së 30-vjecarit, i cili jetonte i vetëm në kushte të mjerueshme. Nëna i kishte vdekur, ndersa i ati ishte emigrant.

Kuleta bosh u gjet në korridor ku duken edhe gjurmet e gjakut. Grabitësi i dyshuar me inicialet, M.S., u shpall në kërkim nga policia, teksa mendohet se ai është kontigjent krimi dhe banor i zonës.

“Këtu ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike Holdi Hajdari dhe disa nga miqtë e tij, dhe më pas u qëllua për vdekje me thikë duke humbur jetën në spital”, raportoi nga banesa e viktimës, gazetari Andi Qosja.

Banesa e rrënuar e 30 vjeçarit ishte kthyer në një qendër për përdorimin e drogërave. Holdi Hajdari ka mundur të dalë deri në rrugicen para banesës për të kërkuar ndihmë.

Një banor i zonës tha se “ishte njeri pa njeri. Nëna i kishte vdekur, babai në Greqi, ja siç e shikoni gjendjen katastrofike. Gjynah! Duhen marrë masa. Njeri pozitiv në të gjitha anët, e them seriozisht, por i braktisur”.

“Vetëm një zhurmë kam dëgjuar unë, po thashë ndonjë kalimtar që bërtet rrugës, i pirë dhe s’e vumë rë”, tha një tjetër banor.

Për ngjarjen e rëndë shumë persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa personi i dyshuar i krimit është në arrati.

242