Modeli i avionit pakistanez JF-17 që rrëzoi dy avonët indianë pritet të pajiset me sisteme më të avancuara

Avionët luftarakë JF-17 të Pakistanit do ti nështrohen një përmirësimi më të madh në paisjet e tij. Avioni luftarak JF-17 që zhvillohet bashkërisht nga Islamabadi dhe Pekini është momentalisht në një nivel me avionin amerikan F-16s.

Përmirësimi që pritet ti bëhet do të përfshijë një radar të avancuar që skanon elektronikisht (AESA) dhe një sistem të përparuar shikimi (HMS). Përveç këtyre do të ketë përmirësim edhe në aftësitë e mbledhjes së informacionit dhe në armatim.

Sipas një prej projektuesve kryesorë të projektit JF-17, modeli i ardhshëm i versionit 3 do ta bënte atë sfidues ndaj avionit luftarak F-16 të versionit të përmirësuar.

Avioni JF-17 i përmirësuar do të ketë një avantazh në luftën me rreze të ngushtë kundra avionëve armiq dhe falë shtimit të një sistemi ‘datalink’ ai do ta ndajë informacionin me “platformat e tjera”.

Avioni luftarak JF-17 u angazhua për herë të parë në luftime muajin e kaluar kur ushtria pakistaneze njoftoi se kishte rrëzuar dy avionë luftarakë të Indisë që cilët kishin hyrë në hapësirën ajrore të Pakistanit

Avioni JF-17 u zhvillua fillimisht për të zëvendësuar flotën e plakur të avionëve luftarakë Dassault Mirage III / 5 që priten të dalin jashtë qarkullimit në fillim të vitit 2020. Ushtria pakistaneze pritet që gjatë viteve të ardhshme të shtojë edhe 150 avionë luftarakë JF-17, të ndarë në tri blloqe prodhimi: Blloku I, Blloku II dhe Blloku III. Pakistani ka prodhuar deri tani 50 avionë JF-17 të llojit të Bllokut I dhe mbi 60 të llojit të Bllokut II./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne