Mogherini: ANEA 7 herë ka konfirmuar korrektësinë e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore

Shefja e diplomacisë evropiane përsëri deklaroi mbështetjen e saj ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe deklaroi se ANEA shumë herë ka konfirmuar se Irani po zbaton të gjitha angazhimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Federika Mogherini në Nju Jork në prononcim për gazetarë, deklaroi: “Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 është duke u zbatuar dhe Teherani gjithashtu po zbaton zotimet e tij”. Mogherini në lidhje me daljen e mundshme të Amerikës nga kjo marrëveshje gjithashtu theksoi se marrëveshje të tilla nuk janë arritur vetëm me një vend dhe ato i përkasin Bashkësisë Ndërkombëtare. Sipas shefes së diplomacisë evropiane, detyrë e saj dhe e BE është mbikëqyrja dhe sigurimi për procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje në mënyrë të plotë. Mogherini kujtoi se më 20 shtator do të zhvillohet një takim i ministrave të gjashtë vendeve për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen bërthamore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne