Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.

Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

 

 

Dokumenti21

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Burimi: BalkanWeb

41