NATO i quan urryese ngjarjet në Afrin; a po e tradhëton Turqinë?

NATO nuk e konsideron agresionin ushtarak të Turqisë në Afrin në kuadër të operacioneve të kësaj Aleance dhe po mundohet që t’i drejtojë palët e pranishme në Siri si Turqinë dhe Amerikën drejt bashkëpunimit për të gjetur një rrugëzgjidhje politike.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s në takimin vjetor të komitetit të Atlantikut në Norvegji, në një konferencë për shtyp, i ka quajtur urryese ngjarjet që kanë ndodhur pas hyrjes së Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se duke marrë parasysh faktin se NATO nuk është e pranishme në këto konflikte, atëherë Ankaraja duhet të negociojë me vendet e tjera të pranishme në këtë konflikt, sidomos me Amerikën. NATO është anëtar i koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika për luftë kundër ISIS e cili vepron akoma në Siri. Ata mbështesin forcat demokratike të Sirisë të cilat po mbështetën nga njësitë e mbrojtjes popullore të kurdëve. Njësitë e mbrojtjes popullore kanë nën kontroll tre pjesë të Sirisë duke përfshirë edhe rajonin Afrin që nuk ka kurrfarë raporti për praninë e ISIS në këto rajone. Ndërkohë Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, ka deklaruar se në rast të hedhjes së ndonjë predhe nga territori i Sirisë në drejtim të Turqisë, amerikanët qind për qind do të mbështesin Turqinë. Njësitë e mbrojtjes popullore të cilat kanë marrë trajnime ushtarake nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS dhe janë armatosur dhe janë pajisur me mjete luftarake, përgënjeshtrojnë sulmin kundër Turqisë. Turqia pretendon se agresioni i saj ushtarak kundër Afrinit bëhet me qëllim të luftës kundër terrorizmit dhe për të mbrojtur kufijtë e saj, mirëpo megjithëkëtë operacioni “Dega e Ullirit” ka rezultuar me vrasjen e qindra civilëve. Stoltenberg ka theksuar nevojën për arritjen e një rrugëzgjidhje politike në Siri dhe ka thënë: “Unë kam kontaktuar me autoritetet e Ankarasë me Rexhep Taip Erdogan dhe gjithashtu me autoritetet amerikane, mirëpo çështja më e rëndësishme është kontakti mes palëve të përfshira në konfliktin e Sirisë në mënyrë që konflikte të mos ashpërsohet më tepër. Ne jemi shumë të shqetësuar për ngjarjet në Afrin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne