Ndarja territoriale e Arabisë Saudite

Një analist arab ka thënë se protokollet e sionistëve tregojnë një hartë të cilët e kanë përgatitur për ndarjen territoriale të Arabisë Saudite në tre pjesë me qëllim të plaçkitjes së resurseve dhe burimeve ekonomike të këtij vendi dhe për të filluar një lojë të ndyrë me vendet e shenjta islame, ndërsa edhe rezultati i “reformave” aktuale të Arabisë Saudite do të çojë në këtë rrugë.

Reformat ekonomike dhe politike që pretendon t’i zbatojë Muhamed bin Selman në Arabinë Saudite, në realitet janë përgjigje ndaj kërkesave dhe urdhëresave të Shtëpisë së Bardhë për krijimin e ndryshimeve në këtë vend, mirëpo përkeqësimi i gjendjes ekonomike në Arabinë Saudite pa patur ndonjë strategji të caktuar të autoriteteve të Riadit do të bëhet shkak për ngritjen e protestave të gjera popullore në këtë vend.

Feozi bin Hadid, analist dhe hulumtues arab, në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me reformat në Arabinë Saudite në bazë të perspektivës 2030, deklaroi: “Në fillim duhet ta dimë se këto reforma janë imponuar në bazë të presioneve të Amerikës, për arsye se Amerika sidomos pas zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit të SHBA, synonte të marrë në pyetje Arabinë Saudite në bazë të një ligji të miratuar me emrin “JASTA”, mirëpo Muhamed bin Selman i cili në atë kohë ishte zv/trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, para se të ndodhë ndonjë ngjarje e papritur, ka nënshkruar “pazarllëkun e shekullit”. Ky pazarllëk u arrit në Shtëpinë e Bardhë dhe në bazë të kësaj marrëveshje, Amerika u tërhoq nga ligji “JASTA” dhe në të kundërtën, Muhamed bin Selman duhet të ndryshojë imazhin ekonomik, kulturor dhe fetar të Arabisë Saudite. Uashingtoni ka ushtuar presion edhe mbi vet mbretin Selman të Arabisë Saudite për të ndryshuar trashëgimtarin e fronti mbretëror dhe Muhamed bin Selman ta emërojë në këtë post.

Në bazë të kësaj, duket se reformat e filluara nga Muhamed bin Selman në realitet janë përgjigje ndaj presioneve të Amerikës e cila dëshiron të ndryshojë situatën në këtë vend, sidomos në fushën e të drejtave të femrave, në largimin e klerikëve nga jeta e qytetarëve dhe në dhënien e më shumë të drejtave për femra. Sipas mendimit tim, këto veprime nuk janë reforma, për arsye se në Arabinë Saudite po vërejmë përkeqësimin e kushteve ekonomike, rritjen e nivelit të papunësisë, arrestimin e princave dhe rritjen e çmimeve të artikujve.

Këto kushte janë krijuar për shkak të agresionit ushtarake me shpenzime të larta dhe të pa arsyeshëm të Arabisë Saudite kundër Jemenit që pasojat negative ekonomike të tij do të ushtrojnë ndikim shumë të keq mbi këtë vend. Unë besoj se Arabia Saudite gjatë viteve të ardhshme, do të përballet me kushte shumë më kritike dhe më të këqija, për arsye se Riadi nuk ka strategji të caktuar në këtë drejtim dhe kësaj radhe qytetarët e Arabisë Saudite do të reagojnë dhe do të fillojnë protestat e gjera për shkak të varfërisë dhe papunësisë.

Nga aspekti politik, gjithashtu, duhet të themi se këto reformave përfshinë njohjen zyrtare të regjimit sionist dhe sovranitetin e këtij regjimi mbi Kodsin e shenjtë, do të thotë plotësisht në kundërshtim me qëndrimet e Autoritetit Autonom të Palestinës. Këto ndryshime politike bëhen vetëm në bazë të dëshirës së Amerikës dhe në bazë të kërkesës së qytetarëve të Arabisë Saudite.

Në lidhje me zanafillën e këtyre reformave, duhet të themi gjithashtu se reformat në Arabinë Saudite nuk janë të krijuara nga strategjitë e caktuara, por ato bëhen vetëm në bazë të kërkesës së fuqive imperialiste të botës për të hequr dorë nga ligji “JASTA” në Amerikë. Në kohën kur çmimi i naftës shkoi shumë lartë, autoritetet e Arabisë Saudite nuk i kushtonin vëmendje fare qytetarëve të këtij vendi dhe si rezultat korrupsioni shkoi në nivelin më të lartë të mundshëm, prandaj reformat në fjalë me padyshim që nuk janë në bazë të kërkesës së qytetarëve.

Në lidhje me Muhamed bin Selman dhe pikëpamjen e tij ndaj Islamit, gjithashtu, duhet të themi se mendimet dhe pikëpamjet e Muhamed bin Selman ndaj “Islamit moderator”, janë plotësisht shkurtpamëse dhe të ngushta të cilat përkufizohen vetëm me femrat dhe me krijimin e revolucionit në të menduarin e të rinjve dhe në heqjen e ferexhes nga fytyrat e femrave dhe përzierjen mes femrave dhe meshkujve, kjo është për arsye se këto çështje janë kërkesa të Amerikës dhe sionistëve për të krijuar një Arabi Saudite të re dhe moderne larg ekstremizmit dhe radikalizmit, sidomos kur merret parasysh fakti se idetë vehabiste në rajon janë njohur si ide të rrezikshme dhe të devijuara.

Moderatorizmi në pikëpamjen e Muhamed bin Selman, është me qenë i hapur ndaj të gjithë botës dhe largimi nga çfarëdo koncepti që kufizon të rinjtë dhe femrat dhe fillimi i një jete të re larg nga ngjyra fetare. Ai synon privatizimin e ndërmarrjeve dhe mosmbështetjen në të ardhurat e naftës dhe aktivizimin e sektorit të turizmit, mirëpo në këtë rrugë ekzistojnë pengesa shumë të mëdha.

Në lidhje me të menduarin vehabist në Arabinë Saudite, është e qartë se vehabizmi duhet të konsiderohet një të mendim i shkatërruar dhe i zhdukur për arsye se rreziqet e këtij lloj të menduari janë bërë të qartë për të gjithë. Në bazë të këtij të menduari, çdo lloj mendimi i kundërt me atë, dëbohet nga skena dhe përveç kësaj lejohet edhe derdhja e gjakut e ati i cili kundërshton këtë mendim dhe shembuj të zbatimit të këtyre ideve ekstremiste kemi vërejtur në Irak, Siri dhe në vende të tjera. Muhamed bin Selman përball këtij bllokimi të madh, dëshiron t’i ndryshojë konceptet dhe të hedhë poshtë çfarëdo lidhje me këtë të menduar të devijuar.

Ai dëshiron që duke vendosur një maskë mbi fytyrën e vet, të tregojë se kërkon “Islamin moderator” dhe në bazë të kësaj synon të reduktojë kompetencat e strukturave të policisë fetare të cilat janë të mbushura me përkrahës të këtij lloj të menduari. Mirëpo besoj se ata nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe në të ardhmen ata do të krijojnë një furtunë të madhe.

Muhamed bin Selman po arreston dhe merr në pyetje ata dhe të gjitha këto veprime mund të rezultojnë me shpërthimin e protestave të mëdha në Arabinë Saudite. Protokollet e sionistëve tregojnë një hartë të cilët e kanë përgatitur për ndarjen territoriale të Arabisë Saudite në tre pjesë me qëllim të plaçkitjes së resurseve dhe burimeve ekonomike të këtij vendi dhe për të filluar një lojë të ndyrë me vendet e shenjta islame”,- theksoi në fund Feozi bin Hadid, analist dhe hulumtues arab.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne