Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Amerikë regjistrohen me qindra raste të abuzimeve seksuale

223 femra punonjëse në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Amerikë, ankohen për abuzime seksuale në këtë institucion.

Sipas një njoftimi të agjencisë Xinhua të lajmeve, 223 punonjëse femra në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, me anë të një letre të përbashkët janë ankuar se ndaj me ato janë kryer abuzime seksuale. Gazeta amerikane Times shkruan se për të parandaluar abuzimet seksuale femrat duhet të marrin trajnime të nevojshme dhe të mblidhen informacione mbi rastet e shfrytëzimit të femrave. Nënshkrueset e kësaj letre kanë thënë se rastet e abuzimeve seksuale nuk janë vetëm në Hollivud por edhe në Kongres dhe në shumë institucione të tjera amerikane si Pentagoni, DASH, Departamenti i Sigurisë së Brendshme dhe në aparatet e shërbimit sekret dhe në këshillin e sigurisë Kombëtare. Kohët e fundit në Amerikë janë shtuar shumë lajmet se artistët e Hollivudit dhe politikanët kanë abuzuar seksualisht me punonjëset e tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne