Në rrugën e dështimit – SHBA po përpiqet që me anë të dhunës të ndryshojë regjimin e Iranit

nga Moon of Alabama.

Marrja pjesë nëpër demostrata dhe okupime të paligjshme të ndërtesave qeveritare konsiderohet dicka brutale, e ngjashme me sulmet kriminale ndaj policisë dhe forcave të tjera qeveritare. Në Siri, pjesa muskulare e dhunës është bërë nga xhihadistët e financuar nga jashtë, ndërkohë që në Ukrainë janë përdorur bandat neo-naziste. Demonstratat dhe sulmet ndaj shtetit janë të planifikuara dhe ecin përkrah. Nuk ka asgjë “paqësore” në demonstratat kundër shtetit të mbuluara mediatikisht vetëm në mënyrë të njëanshme. Por politikanët dhe mediat e huaja menjëherë shprehin shqetësimet e tyre mbi përgjigjen krejtësisht normale të qeverisë ndaj tyre. Ky është një mashtrim për të justifikuar “mbështetjen” perëndimore për demonstruesit dhe për të çuar më tej dhunën.

Qëllimi është “ndryshimi i regjimit” të qeverive të ligjshme nga pakicat. Duhet që “regjimi” ti rezistojë alternativës së shkatërrimit të shtetit që pjesa më e madhe e shoqërisë të ngelet e kënaqur.

Që nga ajo kohë kemi parë operacione të ngjashme të CIA-s në Venezuelë dhe së fundmi në Nikaragua. I njëjti koncept përdoret për të sulmuar Iranin. Në dhjetor protestat paqësore ekonomike u rrëmbyen nga elementë të dhunshëm. Para pak ditësh një përpjekje e ngjashme u ripërsërit:

Sayed Mousavi @ SayedMousavi7 – 22:17 UTC – 30 Qer 2018

https://twitter.com/SayedMousavi7/status/1013184839196037121

Protesta për mungesën e ujit në Khoramshar sot u bë e dhunshme.
Nga sa dimë:
– Të paktën 2 protestues qëlluan me armë, ndoshta kur ju afruan zonave ushtarake
– Turmat i vunë zjarrin 2 muzeumeve (raportime)
– 1 orë e qetë
– Nuk ka zaptim të bazës (pretendime të bëra nga gazetarët anti-regjim)
– Motori i armatosur duket i dyshimtë

Skena me “motorin e armatosur” në videon e mësipërme mund të shihet edhe në një video tjetër nga një këndvështrim tjetër.

https://twitter.com/SayedMousavi7/status/1013283232752730112

Videoja tregon dy “protestues paqësorë” që nga një motor qëllojnë policinë me një armë automatike. Personi që godet me automatik qëllohet dhe bie në tokë. Një tjetër protestues i qetë merr armën dhe vazhdon të qëllojë.

Një vit më parë, CIA krijoi një qendër të re misionare për të sulmuar Iranin:

Qendra e Misionit të Iranit mbledh aty së bashku analistë, personel të operacioneve dhe specialistë nga kudo, të cilët CIA i sjell në vartësi të aftësive të agjencisë, duke përfshirë edhe aksionet e fshehta.

Për të drejtuar grupin e ri, z. Pompeo zgjodhi një oficer veteran të inteligjencës, Michael D’Andrea, i cili kohët e fundit ka mbikëqyrur programin e agjencisë të sulmeve vdekjeprurëse me dronë …

Z. D’Andrea, ish-drejtor i Qendrës së antiterrorit të CIA-s, është i njohur mes kolegëve si një njeri kërkues por edhe si menaxher i mirë dhe person i konvertuar në Islam që punon me orë të gjata. Disa zyrtarë të SHBA-së kanë shprehur shqetësimin për atë që ata e perceptojnë si një qëndrim agresiv të tij ndaj Iranit.

Mjeti që SHBA përdor në Iran janë operativët Muxhahid-e-Khalq (MEK), një kult terrori që ka luftuar së bashku me Irakun e Sadamit kundër Iranit dhe është i përçmuar nga populli iranian. Kur SHBA doli nga Iraku, kampet e MEK-ut i transferoi nga Iraku për në Shqipëri ku kulti tani po trajnon terroristët e vet.

Para pak ditësh, një konferencë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), një ombrellë politike e kontrolluar nga MEK, u mbajt në Paris. Një nga folësit e mirënjohur të ftuar ishte avokati i Donald Trumpit, Rudi Xhuliani. Ai pranoi përfshirjen e SHBA-së në protestat në Iran:

“Këto protesta nuk po ndodhin në mënyrë spontane. Ato po ndodhin për shkak të shumë njerëzve tanë në Shqipëri dhe shumë prej njerëzve tanë këtu dhe në mbarë botën”.

MEK është vetëm se një grup i frontit, i trajnuar nga Mossadi dhe i financuar me para nga SHBA dhe Arabia Saudite. Nuk mbështetet nga populli iranian. Vetëm gjysma e pjesëmarrësve të konferencës ishin iranianë.

Gjysma tjetër përbëhej nga një mori polakësh, çekësh, sllovakësh, gjermanësh dhe sirianësh që në pamje dukeshin të mërzitur. Ata iu përgjigjën një ftese në Facebook që u premtonte udhëtimin, ushqimin dhe strehimin në Paris për vetëm 25 euro.

Këto “revolucione me ngjyrë për ndryshimin e regjimeve me forcë” janë vetëm një nga mjetet që Shtetet e Bashkuara po përdorin për të shkatërruar Iranin.

Trump dëshiron t’i japë fund të gjitha eksporteve të naftës me Iranin për ta boshatisur vendin nga monedhat e huaja. Konsumatorët më të mëdhenj të Iranit janë Evropa, India dhe Kina. Kompanitë e mëdha të naftës në Evropë tashmë janë përkulur ndaj trysninë së Trumpit. India ju bind ndërsa Kina ende nuk ka vendosur nëse do të marrë një qëndrim (të kushtueshëm). Trump po e shtyn Arabinë Saudite që të rrisë furnizimet e saj të naftës për të zëvendësuar naftën iraniane që do ti mungojë tregut botëror.

Bërja e iranianëve më të varfër mendohet që të shkaktojë kryengritje dhe ndryshim të regjimit. Megjithatë realizimi i kësaj skeme muk ka siguri. Identiteti i Republikës Islamike është mjaft i fortë. Ka më shumë gjasa që populli iranian të tërhiqet i bashkuar dhe ti pranojë vështirësitë, ndërsa operacionet asimetrike iraniane ngadalë do të shkatërrojnë politikat amerikane. Portet e naftës saudite janë objektiva mjaft të rrezikuara …

Brenda administratës Trump, Sekretari i Shtetit Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton janë ithtarët më të mëdhenj të ndryshimit të regjimit iranian:

Bolton i sheh demonstratat ekonomike që shpërthyen në Iran gjatë muajve të fundit si një tregues i dobësisë së regjimit. Ai i ka thënë Trumpit se rritja e presionit të SHBA-së mund të çojë në kolapsin e regjimit.

Një person i cili kohët e fundit foli me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë temë i përmblodhi pikepamjet e Boltonit në fjalët: “Një goditje e vogël dhe ata marrin fund”.

Sekretari i Mbrojtjes Mattis thuhet se është kundër ndryshimit të regjimit iranian. Ai ka frikë se një përpjekje e tillë mund të çojë në një luftë më të madhe në Lindjen e Mesme. Trump ka të ngjarë që edhe atë ta largojë nga posti shumë shpejt. Sheldon Adelson, miliarderi sionist që ka financuar fushatën e Trumpit, që ka paguar Boltonin dhe përkrah Netanyahun, do të jetë veshi i Trumpit. Ai kërkon ndryshimin e regjimit iranian pa marrë parasysh se çmund të ndodhë.

Ndryshimi i regjimit iranian nuk është projekti i vetëm i administratës Trump. Mbështetja për MEK-un e çmendur është e dyanshme. Shumë prej demokratëve, përfshirë Nancy Pelosin, folën gjithashtu në konferencën e MEK-ut në Paris. Neokonservatorët e krisur gjenden në të dyja partitë. Këtu kemi ambasadorin e Obamës në Rusi që u përpoq dhe si përfundim dështoi të implementojë ndryshimin e regjimit atje:

Michael McFaul shkroi në Twitter: Një Iran demokratik jo vetëm që do t’i lironte iranianët nga teokracia shtypëse, por do të prodhonte lidhje më të ngushta mes dy vendeve tona; siguri reale, ekonomike dhe përfitime morale për të dy, iranianët dhe amerikanët.

Babai i neokonservatorëve Bill Kristol ju përgjigj:

Shumë e vërtetë. Eshtë dicka e madhe kur shikon një konsensus dypalësh për ndryshimin e regjimit iranian! (Do të ishte mirë nëse sanksionet e ashpra të vijonin pas tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore JCPOA, për të shkaktuar goditje më të forta saqë regjimi të shkërmoqet.)

Me siguri që SHBA do të mirëpritet në Teheran me karamele dhe lule (jo). Një përfitim i tillë i absurditetit të “moralit neokonservator” tashmë ka çuar në katastrofën e luftës në Irak. Irani është disa herë më i madh. Ai ka një ekonomi mjaft të modernizuar, ka përfaqesi shumë të fuqishme dhe aleatë shumë të rëndësishëm. Çdo përpjekje për ta mposhtur atë ushtarakisht do të jetë një përpjekje e pashpresë.

SHBA ka në Lindjen e Mesme vetëm aleatë të dobët. Në një konflikt të ashpër me Iranin do të duhej përpjekje e madhe për t’i ruajtur aleatët e dobët nga shkatërrimi.

Tani për tani ne mund të presim më shumë protesta në Iran që do të rrëmbehen në një përpjekje për të nisur një “revolucion”. Përgjate kufijve të Iranit do të ketë sulme nga forcat aleate kurde dhe Baluçi të drejtuara nga SHBA. Presioni ekonomik nga brenda Iranit do të rritet më tej.

Por të gjitha këto përpjekje janë të destinuara të dështojnë. Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, çdo përpjekje amerikane për të dëmtuar Iranin apo aleatët e tij ka çuar në efektin e kundërt. Çdo herë Irani ka dalë më i fortë se më parë. Ka gjasa që edhe përpjekja e tanishme do të ketë një rezultat të ngjashëm./moonofalabama/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne