Instituti turk ”Yunus Emre”, mundësoi në kinema “Millennium” Shkodër takimin e kinemadashësve shkodranë me filmin “Mos më trego përralla”. Interesi për filmin të ardhur nga Turqia në Shkodër, me regji të Burak Aksak dhe inerpretim në role kryesore të Fatih Artman e Hande Doğandemir ishte mjaft i madh.

Zafer Kiyiçi, drejtor i institutit turk “Yunus Emre”tregon se kjo komedi vjen përherë të parë në Shqipëri dhe pikërisht në këtë qytet, e gjitha kjo për të takuar shkodranët me kinematografinë turke.

“Filmi është një prodhim me skenarist dhe regjisor Burak Aksak, në të cilin interpretojnë figura të njohura të kinematografisë turke.

Kjo komedi për herë të parë është shfaqur në perden e bardhë të Turqisë në vitin 2015 dhe besoj se do të jetë shumë argëtuese për publikun shkodran.

Po përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme të takojmë shkodranët më kinematografinë turke dhe shohim që ka interes”.

“Mos më trego përralla” mbante më vete mesazhin e saj se njerëzit duhet të besojnë në përralla, prej së cilës një e tillë e treguar vite më parë u kthye në realitet.

Një histori dashurie e cila kaloi mjaft pengesa dhe përfundoi pikërisht si në përralla, me një fund të lumtur.

Komedia me produksion të qendrës kulturore “Beshiktash” në bashkëpunim me institutin “Yunus Emre” solli për publikun shkodran jo vetëm mesazhin e dashurisë, por edhe të qeshurat që erdhën nga batutat e aktorëve, të cilët interpretuan këtë film kinematografik./ trt

34