Negociatat për emrin e Maqedonisë hyjnë në ujëra të panjohura

Para përfundimit të muajit, Parlamenti grek do ta ratifikojë fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocjim të Maqedonisë me BE-, ndërsa menjëherë pas saj Greqia do ta mbështesë kandidaturën e vendit për anëtarësim në Nismën Adriatiko – Joniane, shkruante sot e përditshmja greke “Kathimerini”, lidhur me lëshimet për të cilat u dakorduan Zaevi dhe Tsipras në Davos.

Gazeta shton se ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”, ndërsa riemërtimet e javës së ardhshme ta sjellin Kotziasin nga Athina në Shkup, me fluturim i pari i këtij lloji pas pothuajse 12 vjet.

Në analizën e sotme me titull “Kontakte të shpeshta, por pa marrëveshje për çështjet e vështira”, gazeta thotë se egociatat midis Shkupit dhe Athinës për dallimet rreth emrit pohyjnë në ujëra të panjohur, ndërsa si pika të vështira në bisedimet përmenden emri, identiteti dhe Kushtetuta. Edhe pse bisedimet midis dy ministrave të punëve të jashtme kanë përparuar mjaft, mbeten ende çështje për të cilat po bisedohet, shkruan “Kathimerini”.F.F

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne