Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit me gazetarë u shpreh se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë dhe se nesër zyrtarizohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Presidenti tha se vendimi për themelimin e Ushtrisë ka qenë autonom dhe sovran i koordinuar me partnerët ndërkombëtar. Sipas Thaçit,  tha se vetmi gabim ynë është që jemi vonuar pesë vjet, siç tha krejt kot, sepse sipas tij ka pasë mundësi që brenda 2014-ës të themelohet ushtria. “Shpesh jam ndier shumë i vetmum në angazhimet dhe përkushtimet e mia me ndërkombëtarët për me themelu ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”, tha Thaçi, duke shtuar se nuk do të ketë pengesa as rikthim të procesit të ushtrisë . “Themelimi i ushtrisë e konsolidon me tepër shtetin, në asnjë rrethane nuk e lëndon apo zbehë”, u shpreh i pari i vendit. Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, nga marrëveshja me Serbinë, Thaçi tha se Kosova e fiton njohjen nga Serbia, njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e fiton njohjen globale, vendin e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje me fajin e saj e fiton një izolim të plotë ndërkombëtar, moszhvillim, papunësi dhe një gjendje që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Ndër të tjera, Thaçi tha se se si pikë e parë e dialogut me Serbinë që do të diskutohet do të jetë çështja i personave të pagjetur. Kuvendi i Kosovës më 14 nëntor ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministinë e Mbrojtes, Ligji për FSK-në dhe ligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës./21Media

12