“Nga OBRM-PDUKM premtuan se nuk do të bojkotojnë referendumin”

Qeveria e Maqedonisë po përgatit fushatë intensive informative me qëllim të afrimit të thelbit, karakterit të marrëveshjes me Greqinë dhe të informohet publiku në detaje që të mund çdo qytetar të mund të vendosë për referendumin bazuar në informata, deklaroi Dane Taleski, këshilltar për politikë të jashtme i kryeministrit Zaev.

“Afrohemi në një periudhë kur zgjidhen çështjet me interes më të lartë kombëtar për qytetarët e vendit. Qeveria ka obligim që në një çast të tillë të bëjë gjithçka për të informuar qytetarët në mënyrën më të mirë që të shprehin mendimin e tyre më 30 shtator”, tha Taleski.

Ai theksoi se në takimet e liderëve është dakorduar, gjegjësisht është marrë premtimi nga ana e OBRM-PDUKM-së opozitare se nuk do ta bojkotojë referendumin dhe të mos bëjë ftesë për bojkot aktiv ose pasiv, sepse opozita ka detyrim të punojë në interes të qytetarëve të vendit.

“Ata kanë detyrim të luftojnë, të garojnë me subjektet e tyre politike, por assesi nuk guxojnë të rrënojnë interesat dhe perspektivat e qytetarëve”, tha Taleski, duke shtuar se tridhjetë shoqatat politike dhe qytetare që nënshkruan Memorandum për bashkëpunim strategjik për bojkot të referendumit paraqesin grup margjinal.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne