Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, denoncimi i prindërve të 11-vjeçares: Mësuesi ngacmoi seksualisht vajzën

Një rast i rëndë pedofilie ka ndodhur në një fshat në Qarkun e Gjirokastrës. Një 11-vjeçare është ngacmuar nga mësuesi i saj dy muaj më parë, por familja e të miturës e bën publike për Report Tv pas dy muajsh për shkak të opinionit.

Nxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Gjirokastrës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap. Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur, pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve.

Por historia bëhet edhe më e rëndë për faktin se, sikurse denoncojnë edhe gjyshërit e 11-vjeçares, edhe drejtoria Arsimore Rajonale ishte në dijeni, por nuk ka marrë masa. Nëna, gjyshërit por edhe vetë 11-vjeçarja rrëfejnë detaje nga kjo ngjarje e rëndë.

Ndërkohë, policia u shpreh se do të shkojë për të verifikuar rastin dhe për të ndjekur më tej procedurat ligjore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne