Ngjela: Nëse SHBA ka kryeministrin me vete nuk shqetësohen për të tjerët

Duke komentuar vizitën e zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se vizita e tij është presion dhe se demokratët nuk do ta përballojnë dot. Tomor Alizoti nga Partia Demokratike shprehet se askush në botë nuk mund të thotë se të lësh opozitën jashtë Parlamentit është demokratike.
Pjesë nga biseda:
Ngjela: Është presion. Nuk ma ha mendja se do t’i rezistojnë. Bojkoti për anglo-sanksonët është tradhti për shoqërinë tënde që e lë pa opozitë në Parlament. E kanë pas njohur me Stalinin ku hoqi opozitën. Rëndësi kryesore kanë Vettingun dhe reformën në drejtësi. Për sa i përket politikës amerikane po kanë me vete kryeministrin, nuk shqetësohen për të tjerët.
Alizoti: Në momentin që lë gati gjysmën e popullsisë të papërfaqësuar, nuk ka ndërkombëtar që mua të më mbushi mendjen apo ndonjë njeri në këtë univers që të thotë se kjo është demokratike. Kjo do të prodhojë kaos që nuk do ta kontrollojë as Basha dhe askush tjetër. Opozita ka arsyet e saj dhe nëse mund ta them është e trembur të marrë pjesë në zgjedhje në këto kushte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne