Përmes një kumtese dërguar mediave, Opcioni Qytetar për Maqedoni (OQM), deklaron se nuk do të lejojën ndryshimin e emrit dhe identitetit të Maqedonisë, dhe se askush nuk duhet që të diskutojë për këtë temë, apo të ketë referendum.

Sipas tyre, edhe Maqedonia duhet të ketë linjat e saja të kuqe, ashtu siç i ka Greqia.

Gjogji Çakarjanevski tha në konferencë shtypi se është e qartë se anëtarësimi në NATO nuk bëhet me referencën IRJM, duke shtuar se politikanët mund edhe ta ndërrojnë, siç është Zaevi, por Maqedonia jo.

Ai tha se populli nuk do ta jep emrin, e as ta ndërrojë identitetin.

17