Ceremoni madhështore në “Luzhniki” të Moskës, me rastin e fillimit të Botëorit “Rusi 2018”.

Këngëtari anglez Robi Uliams, sopranoja ruse Aida Garifullina, “fenomeni” Ronaldo ishin disa nga “VIP”-at që ishin të pranishëm në Ceremoninë Hapësë. Ish-lojtari i Spanjës, Iker Kazijas dhe modelja Natalia Vodianova prezantuan trofeun e Kupës së Botës.

Topi zyrtar i ndeshjes u soll në fushë nga modelja Viktoria Lopyereva. Ky top ishte dërguar në hapësirë gjatë këtij viti, duke shpenzuar disa kohë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe u kthye sërish në Rusi, më 3 qershor.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti një fjalim, dhe po ashtu presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

Të pranishëm ishin edhe liderë nga vende të ndryshme, të tilla si Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Koreja e Veriut, Kazakistani, Kirgizstani, Libani, Moldavia, Paraguai, Panamaja, Ruanda, Arabia Saudite, Taxhikstani dhe Uzbekistani.

 

21