Nisin problemet për Bin Selmanin / Cili vend do t’i japë të drejtën e azilit?

Vrasja e Khashoggi do t’a detyrojë princin e kurorës saudite të kërkoj azil.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, duke cituar gazetën Al Kods Al Arabi, një burim perëndimor ka njoftuar se janë duke u bërë përpjekje për gjetjen e një vendi i cili do t’i jepte Mohamed bin Salmanit të drejtën e azilit, për ta mbrojtur atë nga veprimi ligjor me rastin e vrasjes së Xhamal Khashoggi. Në një artikull të botuar në lidhje me këtë cështje, thuhet: “Bin Salman përballet me akuza të tjera, të tilla si arrestimi i princave dhe biznesmenëve dhe lufta e Jemenit dhe ka të ngjarë që vendi i cili kërkohet për azil të jetë ndoshta në Evropën Lindore apo në Azi. Shtetet e Bashkuara po përballen aktualisht me dy opsione: Bojkotimin e Arabisë Saudite dhe braktisjen e Ben Salmanit dhe dërgimin e tij në një vend të tretë ku do t’i jepet atij e drejta e azilit. Bin Salman nuk mund të shkojë në një vend perëndimor sepse ligji ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë dhe opinioni publik perëndimor nuk e lejon atë të jetë i pranishëm. Prandaj, vetëm vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë mbeten si opsion. Sigurisht, bin Salman nuk mund të qëndrojë në Arabinë Saudite, sepse ai do t’i nënshtrohet hakmarrjes së princave sauditë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne