Një shikim realitetit: Pretendimi i CNN-it se Trump nuk ka qenë i gatshëm të përballet me Putin është tërësisht mashtrim

nga Bryan MacDonald.

Fareed Zakaria është një veteran i teorive konspirative rreth Putinit. Ju mund të imagjinoni se ky obsesion e ka ndihmuar atë edhe më shumë në karrierën e tij, sidomos në CNN. Në vitin 2017, ai bëri një pseudo-dokumentar që u përhap gjerësisht rreth presidentit të Rusisë me titull, “Njeriu më i fuqishëm në botë”. Në të vërtetë, Kremlini e quajti atë “histerik” dhe “të neveritshëm”, dhe e hodhi poshtë duke e quajtur atë të gjithin një sajim.

Eksperti i Rusisë Dominic Basulto e përmblodhi atë me fjalët, “një propagandë e shkëlqyer për masat në epokën dixhitale”. Më tej vazhdoi duke vënë në dukje se si Zakaria nuk arriti dot të zbulojë “marrëveshjen e fshehtë ruse” në kohen kur zhvillojej Forumi Ekonomik në St Petersburg në vitin 2016. Një publicitet i cili nuk shkoi shumë mirë për gazetarin e CNN.

Gjatë dy viteve të fundit, Zakaria ka qenë një nga figurat më të zëshëm që nxisin talljet rreth “Trumpit / Russisë”. Por në vend që të pranonte realitetin kur raporti i Robert Muellerit i dha fund fillit të historisë, ai i dyfishoi qëndrimet e tij. Kurse videoja e tij e fundit nuk është fare në nivelin e normalitetit.

I quajtur si ‘marrja e Fareedit’, fragmentet e shkëputura thonë, “misteri i vërtetë mbetet: Pse Trump nuk ka qenë i gatshëm që të përballet në ndonjë mënyrë apo për ndonjë çështje me Putinin? Dhe a do të jetë Venezuela momenti kur Trump më në fund ti jepë fund paqësimit të tij? “Vini re se përdorimi i fjalës “paqësim” ka si synim kthimin e Trampit në padrino.

https://twitter.com/27khv/status/1112702165494054912

Sidoqoftë, le të mos merremi direkt me të pasi këto janë vetëm se disa mashtrime. Presidenti Trump është ballafaquar me Putinin në shumë çështje dhe marrëdhënia e tyre ka qenë tepër e ashpër dhe kontradiktore. Sigurisht që në atë botën reale dhe jo në atë të fantazisë se televizioneve dhe rrjeteve amerikane.

Mënyrat me të cilat Trump e ka goditur homologun e tij rus kanë qenë të panumërta:

.Ai është tërhequr nga Traktati i Armëve Bërthamore me Rreze te Mesme i vitit 1987, duke përmendur mosrespektimin e tij nga Rusia – një akuzë që Kremlini e ka hedhur poshtë.

.Trump e ka pranuar Malin e Zi në NATO dhe ndoshta do të shtojë edhe Maqedoninë e Veriut para se të përfundojë mandati i tij. Të dy vendet ndodhen në Ballkan, një hapësirë tradicionale e ndikimit rus.

.Nën Trumpin, SHBA ka armatosur në vitin 2017 Ukrainën me armë vdekjeprurëse, një hap që paraardhësi i tij Barak Obama nuk pranoi ta merrte.

.Presidenti amerikan dëboi dhjetra diplomatë rusë vitin e kaluar në përgjigje të helmimit të supozuar të një spiuni rus, i cili u arratis në Britani. Ai gjithashtu mbylli konsullatën e Rusisë në Seattle (ndërkohë që kishte mbyllur tashmë ekuivalenten e saj në San Francisko një vit më parë).

.Në pranverën e vitit 2018, Trump urdhëroi sulme ajrore kundër Sirisë, aleatit të Rusisë në Lindjen e Mesme, të cilin Putin e dënoi “në formën më serioze”.

.Tubacioni i gazsjellësit Nord Stream 2 është një pjesë e madhe infrastrukturore për Gjermaninë dhe Rusinë, dhe të dyja vendet kanë investuar shuma të konsiderueshme për përfundimin e tij. Por Trump e akuzon Berlinin se po “paguan miliarda dollarë në arkën e Rusisë” duke shtuar se si Gjermania po vihet “plotësisht në kontrollin e Rusisë”. Mediat e SHBA-së njoftuan muajin e kaluar se Trump i tha Kancelares gjermane Merkel: “Angela, ju duhet që ta ndaloni blerjen e gazit nga Putini. ”

.Rusia ka mbështetur qeverinë e Nicolas Maduros në Venezuelë, të cilën amerikanët shpresojnë ta heqin. Vetëm javën e kaluar, Trump ‘urdhëroi’ Rusinë që të “dalë” nga Venezuela, pavarësisht faktit se rusët gjenden atje në bazë të një traktati me Caracasin.

Pra, edhe njëherë tjetër një gënjeshtër e CNN-it lidhur me Rusinë u demaskua. Nëse kjo do të vazhdojë akoma më shumë, kanali dikur i respektuar mund të emërtohet, “Rrjeti i lajmeve konspirative.”/rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne