Njerëzit po vrasin frikën për të kundërshtuar axhendën gay dhe kjo është gjë e mirë

Fitim Zekthi

Disa vite më parë, në vitin 2009 saktësisht, nisi të flitet për të drejta të homoseksualëve, për mosdiskriminim të tyre, për homosekslualitetin si një sjellje e mirë dhe e drejtë, për homofobinë (term i shpikur nga axhenda gay) si një karakteristikë e të prapambeturve, për martesën mes të njëjtit seks etj. Atë kohë kishte agresion siç ka edhe sot nga ata që ishin aktivistë të çështjes gay, por kishte edhe heshtje të plotë ose miratim nga të gjithë njerëzit publikë dhe të politikës për gati të gjithë termat e axhendës gay.

Personalisht kam bërë një debat 40 minuta në telefon me një deputet dhe ish ministër i PD (i cili ishte pro ligjit) në atë kohë që të mos e miratonin ligjin për mosdiskrimin e homoseksulaëve sepse ai nuk synonte mbrojtjen e homoseksualëve nga diskriminimi, por ngritjen e homoseksualitetit në të njëjtin nivel dhe status social me heteroseksualitetin. Ai ligj synonte të thoshte se homoseksualiteti është i mirë, i drejtë dhe i shëndetshëm si heteroseksuailiteti. Pati në atë kohë edhe njerëz të rëndësishëm nga komunitetet fetare që e përkrahën ligjin me idenë se ai do ndihmojë edhe liritë fetare (në fakt, thjesht nuk ua mbante ta kundërshtonin ose ishin edhe injorantë për të kuptuar ligjin).

Nga ajo kohë ka kaluar shumë, dhe sot ka një rritje të zërave publikë që i kundërvihen axhendës gay. Kjo vjen edhe për shkak se në SHBA ka fituar një president që është kundër axhendës gay, por gjithsesi situata është shumë më ndryshe.

Në shoqërinë civile vazhdon po ajo gjuhë në mbrojtje të axhendës gay ndonëse disa prej tyre kafshojnë gjuhën dhe nuk flasin sepse janë thjesht frikacakë dhe servilë. PS, thuajse e tëra është në të njëjtën linjë me këtë axhendë.

Është një gjë e mirë që PD është sot në një linjë të qartë konservatore në lidhje me axhendën gay dhe këtu nuk ka rëndësi nëse dikush, e ka mbajtur këtë qendrtim që para dhjetë vitesh apo e mban tani. Rëndësi ka që qendrimi po ravijëzohet dhe ai është i vetmi qendrim i mirë për shoqërinë, por edhe për vetë homoseksualët, pasi i nxjerr nga loja apo eksperimenti i axhendës. Nuk ka kuptim të mburremi që ne ishim që në 2009 (unë me disa miq të mitë kemi shkruar që tek gazeta Tema kur ajo ende ishte me PD, para 2008-ës, dhe as që na shkon mendja të mburremi me të) dhe ju dolët tani nga interesi. Ky është budallallëk.

Së pari njeriu reflekton dhe do ishte budalla ai që edhe kur e mëson diçka që i rrëzon pikëpamjet të vazhdojë ti ruajë ato. Së dyti këto janë çështje që, kur mbrohen, fitohen vetëm kur rritet grupi i njerëzve që i mbështesin. Kur njerëz nga grupi nisin dhe drejtohen nga inatet apo xhelozitë atëherë ata vetë nuk kanë për qëllim mbrojtjen e çështjes.

Qendrimi ndaj homosekaluelitetit nuk është qendrim ndaj homoseksualeve. Qendrimi ndaj homoseksualitetit është qendrim moral, është piketë morale, është vijë që ndan se çfarë morali zgjedh një shoqëri, një parti, një organizatë dhe një njeri. Prandaj nuk ka kuptim edhe fjalia: çështja e homoseksualitetit nuk është halli më i madh që ka Shqipëria. Çështja e homoseksualitetit ka rëndësi të madhe, shumë fare madje dhe, ndonëse nuk i përket kategorisë së papunësisë apo mjerimit, rendit apo korrupsionit, është edhe mbi to (nuk iu mbivendoset atyre) sepse ka të bëjë me moralin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne