Çdokush e ka një pasion në jetë. Bëhet fjalë për ndonjë aktivitet apo veprimtari që dikush e bën për t’u vetë plotësuar, frymëzuar apo thjeshtë për të ecur përpara. Mund të jetë diçka e njëjtë ose ndryshe nga të tjerët. Mund të jetë art, shkencë, teknologji apo sport. Sipas një përkufizimi të përgjithshëm, pasioni cilësohet si një dëshirë e madhe për diçka. Dhe disa e kanë fatin të kenë si profesion pasionin e tyre.
”L’Angolo Della Festa” – (Këndi i festave)
Jurida Bani, ose ndryshe ish-medresistja durrsake e cila drejton aktivitetin e saj “L’angolo della festa (Këndi i festave)” për mëse pesë vitesh. Në 2003 ajo u shpërngul në Itali ku jeta i kishte përgatitur surpriza të reja. Sot, përveçse sipërmarrëse e suksesshme ajo është edhe një nënë shembullore e tre djemve të mrekullueshëm. Me ëmbëlsinë që e karakterizon në çdo fjalë, Jurida rrëfen për Muslimania.al mbi biznesin e saj.
“Ideja për të nisur një aktivitet timin lindi para 5 viteve si një nevojë për të sjellë diçka ndryshe, diçka që ishte ideuar nga unë dhe më përkiste mua. Dëshira ime ishte aq e madhe saqë isha e gatshme dhe e vendosur për të kapërcyer çdo vështirësi e pengesë që do hasja rrugës.”
Besimi, të cilin Jurida e fitoi që në moshë të vogël ka luajtur një rol themelor edhe në nismën e saj. Besimi në Zot ka bërë që çdo gjë në jetë ajo ta arrijë me një zemër e cila shpreson tek lehtësimi dhe Shpërblimi i Tij. Roli model i besimtareve të hershme si Hadixheja r.a. e cila ishte një grua e suksesshme në çdo aspekt (familiar, personalitet dhe biznes) gjithashtu ka shërbyer si një frymëzim për të.
Quilling Art në Materie – Vajada
E pyetur nga Muslimania.al se si nisi biznesi i saj aktual i Quilling dhe si ndihet për këtë nismë, ajo përgjigjet në këtë mënyrë:
“Kisha nevojë jo vetëm të shprehja kreativitetin tim por edhe të derdhja të gjitha energjitë e mia të punës dhe njohurive ekonomike.
Fillimisht aktivitetin e nisa me prodhimin artizanal të sapunave handmade, por gjatë rrugës hasa vështirësi në profitin maksimal të këtij aktiviteti në Itali për shkak të normativave ligjore mbi kujdesin teknik dhe kimik të proçesit të prodhimit. Më vonë, duke kërkuar dhe analizuar shumë mundësi në Internet, hasa në disa krijime të cilat më bënë për vete që me herën e parë. Ishin disa krijime të mrekullueshme, teknika e së cilës quhet Quilling. I thash vetes se duhet të veproja menjëherë, nuk mund të prisja për një moment më të përshtatshëm, pasi entuziazmi mund të shuhej. Ndaj vendosa të marr këtë nisëm. Porosita materialet e duhura për fillimin e aktivitetit të cilat m’u siguruan që të nesërmen dhe gjithçka mori jetë!
Punimet e mia të para si autodidakte patën të njëjtin rezultat tek miqtë e mi siç patën dhe tek unë: dashuri dhe entuziazëm. Nisa të aplikoja në këtë projekt të gjitha njohuritë e mia mbi marketingun dhe ekonominë. Përdorimi i mjeteve të promovimit online, si faqja në Facebook, hapja e dyqanit online, bëri të mundur të kisha një vitrinë timen dhe një kontakt të drejtëpërdrejtë me klientet e mia. Çelësi kryesor në aktivitetin tim i cili më dhuroi shumë kurajo ishte: ” Nëse punon, klientela do të vijë”, dhe realisht falë Zotit, klientët erdhën. Puna kreative ishte një sfidë reale edhe për mua, sepse sado që dashuroja një krijimtari dyshoja në vetvete në do isha e aftë ta bëja atë duke mos patur një formim përkatës. Forca për të provuar, përgjigja pozitive dhe e vazhdueshme e klienteve të mia, më dhanë kurajo që të përmirësohesha çdo ditë e më shumë. Shpeshherë nuk e besoja as vetë se isha unë ajo që kisha arritur të realizoja atë vepër të tillë. (MashaaAllah-meritë e Zotit).”
Mesazhi që Vajada i jep çdokujt që është në mëdyshje apo ka frikë të marrë iniciativa të tilla është mbi të gjitha se duhet t’i japim kurajo vetvetes dhe të jemi të parët që besojmë në të dhe nëse kemi një intuitë mbi një aftësi të caktuar, gjithashtu duhet të kemi shkathtësinë e duhur për ta kapur situatën dhe për ta shfrytëzuar në favorin tonë.
Vizioni dhe planet e ardhshme të Vajadës, nuk kufizohen vetëm në punën kreative të Quilling, por kjo kohë po i shërben asaj më së miri për të zbuluar nga vetvetja aftësi të cilat as nuk kishte menduar se i posedonte.
Art-Dekor-Fantazi FLO
“Ishte kënaqësi tek shihja një interesim të madh nga të pranishmet, por ishte dhe një eksperiencë e bukur qe ia vlen të përsëritet. Falënderoj pafund të madhin Zot për çdo arritje që më jep, më pas një falenderim i madh i takon Shoqatës Gruaja, për mundësinë që me dha duke me bërë pjesë e këtij aktiviteti. “shprehet ajo.
/Muslimania.al