Nuri Seferi ia dedikon fitoren Ramush Haradinajt

Nuri Seferi ka regjistruar fitoren e 46 në karrierë, pasi e mposhti boksierin Laszlo Hubert

Nën brohoritjet e mbi 3 mijë shqiptarëve të mbledhur në sallën në Burgdorf të Zvicrës, Nuri, që njihet me nofkën “Tysoni Shqiptar”, arriti të mposhtte hungarezin me “Knock Out” në raundin e katërt duke e rrëzuar dy herë në dysheme, shkruan Gazeta Express.

Ai ia dediko këtë fitore Ramush Haradinajt, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë.

“Këtë fitore ia dedikoj gjeneralit më të lavdishëm të kombit shqiptar, Ramush Haradinajt”, ka thënë Seferi menjëherë pas triumfit.

Kjo ishte fitorja e 46’të në karrierë për Nuri Seferin, e 42’ta me nokaut. Eshtë një fitore e madhe për Seferin, që i hap rrugë për t’i sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë. /Express/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne