Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës deklaroi se qeveria e Amerikës deri më tani nuk ka ofruar kurrfarë plani për vazhdimin e negociatave për paqe.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ahmed Al-Muxhedilani deklaroi se qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, deri më tani nuk ka paraqitur kurrfarë plani për rifillimin e negociatave për paqe mes palës palestineze dhe asaj izraelite. Muxhedilani shtoi: “Xhejson Greenblat, i dërguari i Trump së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Palestinë gjatë kësaj vizite do të flitet për formimin e një komiteti pesë anëtarësh amerikano-palestinez dhe do të bisedohet në lidhje me çështjeve që do të diskutohen gjatë procesit të negociatave. Grrenblat do të takohet vetëm me funksionarë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe këto takime do të zhvillohen në kuadër të fillimit të planit të Trump për paqe”./ PT

6