OKB kritikon veprimet e koalicionit amerikan në Siri

OKB të mërkurën kritikoi sulmet ajrore të koalicionit amerikan që shkaktuan vrasjen e civilëve në Raka.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se hetuesit e OKB për krime lufte kanë deklaruar se sulmi ajror i koalicionit amerikan kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në qytetin Raka në veri të Sirisë, ka shkaktuar vrasjen e një numri të madh të civilëve sirianë. Burimet informative disa ditë më parë kanë thënë se koalicioni amerikan me më shumë se 25 sulme ajrore të kryer në pjesën perëndimore të qytetit Raka, ka vrarë me dhjetëra civilë sirianë. Disa raporte, gjithashtu, bëjnë të ditur se koalicioni amerikan në disa sulme të tij në Raka ka përdorur bomba me përmbajtje të fosforit të bardhë. Vlen të theksohet se Amerika dhe aleatet e saj në vitin 2014, formuan një koalicion me qëllim që të luftojnë kundër grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak, mirëpo veprimet e këtij koalicioni gjithmonë janë shoqëruar me dilema dhe paqartësi të mëdha. Ushtria e Amerikës në muajin e kaluar ka deklaruar se që nga fillimi i operacioneve të koalicionit amerikan në shtator të vitit 2014 e deri më tani, numri i civilëve të vrarë nga sulmet ajrore ka shkuar në 500 persona. Mirëpo organizatat e të drejtave të njeriut thonë se numri i viktimave të shkaktuara nga sulmet e këtij koalicioni është shumë më i madh./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne