Olsi Jazexhi, studiues dhe historian i ftuar në Fax News për të komentuar mbi protestat e fundit të ndodhura në Iran është shprehur se protestat janë manipuluar nga agjentë të jashtëm.

Ai gjithashtu theksoi faktin se protestat janë nisur për arsye ekonomike , por me vonë janë manipuluar duke u konvertuar në protestë politike.

“Protestuesit të kontrolluar nga jashtë, manipuluan protestat duke i kthyer në protesta të dhunshme. Problem është që qeveritë përëndimore më në krye SHBA dhe Izraelin u munduan ta rrëmbejnë këtë protestë. Sot pati protesta pro qeverisë, duke njoftuar që ka marrë fund dhuna kundër institucioneve

Protestat janë marrë peng dhe zyrtarë nga qeveria iraniane akuzojnë për të infiltruar të huaj. Janë studentë dhe që u përkasin organiztave terroriste.

Irani ka embargo të fortë për shkëmbimin ekonomike. Tregtarët janë të lirë dhe kjo liri ka çuar në abuzime duke shkatuar që për shumë qytetarë mallrat e konsumit të shtrenjtohen. Janë kufizuar benefitet e asistencave sociale dhe është ngritur çmimi i naftës, janë këto masa që kanë shkatuar pakënaqësi. Në 2009 ndodhën për shkak të zgjedhjeve, ishte tjetër lëvizjë.

Sot situata është më e rënduar ekonomikisht, embargoja vazhdion kundër Iranit. Presidenti u zgjodh duke premtuar liberalizimin e vendit. Amerikanët nuk i mbajtën premtimet e tyre. Shumica e tyre i dënoncuan protestat, kur protestat ekonomike u politiziuan e u kthyen të dhunshme. Shumë nga protestuesit, njerëz të lidhur me muxhahedinët që janë dhe në Shqipëri, kanë përdorur dhunë duke vrarë qindra punojnës të gardës apo qytetarë të thjeshtë.

Me krijimin e ISIS qeveria Iraniane ndërhyri duke mbështetur Irakun dhe Sirinë kundër ISIS

Irani Rusia dhe Turqi janë bërë një fuqi e përbashkët dhe luftojnë për të ruajtur stabilitetin ky fakt shqetëson Amerikanët dhe Izraelin, që mundohen të nxisin konflikte. Është bërë një manipulim i protestës ekonomike dhe konvertimi në protestë politike” shprehet ai. (M.Q/Faxweb)

180