Palestina: Plani i paqes i Trumpit në Lindjen e Mesme nuk ka shanse për sukses, ai do të shuhet sapo të lind

Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad Mansur tha se plani i qeverisë së Trumpit në Lindjen e Mesme nuk ka asnjë shans për sukses dhe se do të shuhet sapo të shpallet.

Në një deklaratë të bërë me gazetarët në selinë e përgjithshme të OKB-së, Mansur ka bërë disa deklarata në lidhje me planin e shumëpritur të qeverisë së Trumpit në Lindjen e Mesme. Mansur u shpreh se asnjë plan paqeje nuk mund të zëvendësoj konsensusin global, ndërsa në lidhje me planin e paqes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ai u shpreh se: “Nuk ka shanca të ketë sukses, ai do të shuhet sapo të lind.”

HALEY KRITIKOHET SE ËSHTË ‘AGRESIVE’

Mansur ka komentuar edhe në lidhje me Përfaqësuesen e Përhershme të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila do të largohet nga detyra në fund të vitit, dhe e ka kritikuar atë se është “agresive dhe mbështetëse e Izraelit”.

Mansur u shpreh se: “Qëndrimi i Haley-it ishte më agresiv dhe pro Izraelit sesa përfaqësuesit e mëparshëm të SHBA-së, dhe Haley fatkeqsisht i trajtoi izraelitët më shumë se izraelitët dhe ishte jashtëzakonisht armiqësore ndaj popullit palestinez.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne