Pas sqarimit publik të Ministrisë së Brendshme për urdhrin e parë të dhënë nga zv/ministri Sandër Lleshit për moslejimin e administratës për të dalë për kafe jashtë institucionit, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ironizon përgjigjen e Lleshit, ndërsa shton se ishte i bindur që ai nuk do të ishte efektiv në detyrën e tij të re.

REAGIMI I PALOKËS
Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re…
Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme ;
Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.
Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)
Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.
Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.
Po diten e peste ? 🤔
Burimi: BalkanWeb

4