PD akuzon Ramën se u ka dhënë 70 mln euro klientëve të kryeministrit

Demokratët akuzuan kryeministrin Rama se në një vit i ka dhënë klientëve të tij 70 milionë euro para publike.

Sipas selisë skema korruptive e ndjekur nga qeveria është përmes dhënies së 1 në tre tendera pa garë.

Opozita thotë se si pasojë e mungesës së konkurrencës janë shpenzuar për luks, makina, karburant e bileta avioni 229 milionë euro.

Partia Demokratike paralajmëron se pas ardhjes në pushtet do rishikojë ligjin e koncesioneve e prokurimeve për konkurrencë të lirë dhe se me amendimet në ligjin antimafia do t’i rikthejë shqiptarëve çdo para të vjedhur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne