Pedagogut në Elbasan i djegin për të dytën herë makinën në pak muaj

Një makinë u dogj pjesërisht në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Raportohet makina tip “Benz” është në pronësi të Arben Haxhiymerit, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Haxhiymeri është njëkohesisht edhe bashkëshorti i Dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale. Kjo është makina e dytë qe i digjet në pak muaj, për arsye ende të panjohura.

Gjatë dy viteve të fundit në Elbasan ju janë djegur makinat edhe dy pedagogeve të tjerë të këtij Universiteti. Ndërkohë që vetëm nga Fakulteti Ekonomik janë 6 pedagogë nën hetim për korrupsion.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne