F. William Engdahl

Intervista e mëposhtme është fokusuar në librin më të fundit të Engdahl-it të publikuar në gjermanisht “OJQ-të e dosjeve sekrete” (Geheimakte NGOs). Këtë intervistë e ka zhvilluar Dr. Ludwig Watzal, gazetar dhe redaktor, i cili jeton në Bon të Gjermanisë dhe drejton blogun dygjuhësh http://betweenthelines-ludwigwatzal.com/.

Kam përshtypjen se mund të pajtohemi me faktin se CIA është organizata më e keqe terroriste në botë. Pas Luftës së Dytë Botërore, është evështirë të thuash a gjesh ndonjë grusht shteti apo kryengritje të organizuar që të ketë ndodhur pa ndihmën e CIA-s. me aq sa kam arritur të kuptoj nga librin tuaj, në 25 vitet e fundit, CIA ka rritur të përftojë mjaft “ndihmesa modeste” nën etiketimin e OJQ-ve. A mund të na flisni më tej rreth kësaj çështjeje?

WE: Gjatë periudhës së presidencës së Reaganit po bëheshin publike skandale shumë të dëmshme në lidhje me operacionet jo të pastra të CIA-s në mbarë botën. Kili, Irani, Guatemala dheprojekti shumë sekret MK-Ultra që nxiti lëvizjen studentore gjatë Luftës së Vietnamit përbëjnë vetëm një pjesë të caktuar të gjithë këtyre skandaleve. Drejtori i asaj kohe i CIA-s, Bill Casey i propozoi Reaganit që të krijonte një organizatë jo-qeveritare“private”, një lloj organizate që do të paraqitej si private, por qënë vërtetësiç edhe është shprehur një nga themeluesit e saj, Allen Ëeinstein gjatë një intervistetë më vonshme përWashington Post, “do të bënte atë që edhe vetëCIA, megjithatë do ta bëjë në zona më private privatisht”. Ky ishte edhe momenti i krijimite të i OJQ-së nën emrin National Endowment for Democracy (Organizata e Demokracisë Kombëtare) në vitin 1983. Së shpejti u shtuan edhe OJQ të tjera të drejtuara nga Washingtoni, të këtilla si Shtëpia e Lirisë ose Shoqëria e Hapur e Fondacionit Soros, Instituti i Paqes së Shteteve të Bashkuara dhe kështu me radhë.

Në shumicën e rasteve, me qëllim që të fshihej origjina se nga vinin në të vërtetë paratë kaloheshin përmes USAID-it për tek Departamentii Shtetit. Që prej atij momenti, çdo sulm i përmasave të mëdhapër ndryshimet e regjimive nga qeveria amerikane, ndër të cilat mund të përmendim Solidarnosc në Poloni, grushtin e shtetit Yeltsin të mbështetur nga CIA në Rusi, Revolucionin Portokalli të Ukrainës në vitin 2004, trazirat e Tibetit në vitin 2008, Pranvera Arabe e vitit 2011 që vazhdojnë edhe sot – të gjitha janë realizuar nga ky grup i OJQ-ve shumë të përzgjedhura të “demokracisë”. Pikërisht për këtë arsye, nuk është aspak çudi që vendet si Rusia, Kina dhe Hungaria të veprojnë për t’i parandaluar këto organizata si “OJQ të padëshiruara” në vendet e tyre.

Më lart keni cituar fjalët e Allen Weinstein, bashkëthemeluesittë aktit themelues të OJQ-së National Endoëment for Democracy (NED, Organizata e Demokracisë Kombëtare), në të cilat thuhet: “Pjesa më e madhe e asaj që ne bëjmë sot bëhej 25 vjet më parë nga CIA.” A janë OJQ-të e SHBA-së të këtilla si NED, CIPE, USAID, NDI për të mos folur veçanërisht për rrjetin Soros,qëështëkolona e pestë e CIA-s?

WE: Vazhdoj t’iqëndroj mendimit që shpreha më parë. Nëë mënyrë aspak suprizuese, programi i OJQ-ve i përshtatet axhendës në përputhshmëri me politikëne jashtme të Washingtonit. A është kjo një rastësi? Unë nuk besoj të jetë.

A është përqëndruarkritiku juaj kryesisht vetëm tek disa OJQ të Shteteve të Bashkuara apo në këtë kritikë përfshihen të gjitha organizatat joqeveritare në përgjithësi? A nuk janë të gjitha këto OJQ të nxitura nga një mendje e mirë dhe vepra fisnike për të përhapur demokracinë dhe lirinë në mbarë botën?

WE: Kjo është djallëzia që qëndron në konceptin e Bill Casey. Fshehja e operacioneve shumë të errëta dhe të pisëta anti-demokratike të CIA-s pas OJQ-ve politike private që mbajnë flamurin e “të Drejtave të Njeriut” ka qenë shumë efektive për agjendën globale të Washingtonit që konsiston në rrëzimin e regjimeve jobashkëpunuese me këtë të fundit në mbarë botën. Në të vërtetë, CIA i ka armatosur të drejtat e njeriut. Çuditërisht, regjimetbashkëpunuese meWashingtonin, të këtilla si Arabia Saudite nuk shqetësohen nga thirrjet për demokraci. Miliardat e naftës së tyre financojnë agjendën globale të terrorizmit të Washingtonit.

Mund të shyrtojmë rastin e fundit të demokracisë së rreme të organizatës demokratike tëHelmetave të Bardha në Siri duke bërë propagandë në bashkëpunimin të ngushtë me ISIS-in, me qëllim që të justifikojnë luftën e udhëhequr nga SHBA-ja kundër regjimit të Assadit të zgjedhur nga populli. Është mësuar se Helmetat e Bardha marrin para nga Fondacionet Soros, nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe është një organzatë e krijuar nga një ish agjend i inteligjencës britanike, James Le Mesurier. Videot e tyre të dhunshme janë ekspozuar vazhdimisht si të rreme dhe të organizuara nga vetëaktorët. Videoja e tyre në lidhje me përdorimin e pretenduar të gazit sarin, në të cilën tregoht se helmetat e bardha të pambrojtura “dhanë ndihmën e parë”për trajtimin e viktimave të dyshuara për helmim me gazin sarin pa përdorur për vete masa mbrojtje HAZMAT ishte një shaka, një gjë e rreme siç është ekspozuar gjerësisht nga një numër i ekspertëve HAZMAT të gazit Sarin.

OJQ-të politike të Washingtonit–apo në disa raste edhe ato të BE-së– janë efektive, sepse ata mund të tërheqin shumë njerëz të pafajshëm dhe me qëllime pozitive. Kohët e fundit kam marrë një letër personale shumë prekëse nga një mjekevropian i cili kishte qëndruar për 18 muaj duke punuar me qëllimin më të pastër humanitar me Mjekët pa Kufij në Sudanin e Jugut para se ato të shpallnin pavarësinë e tyre të mbështetur nga SHBA-ja. Ajo ishte kaq mirënjohëse pasi lexoi librin tim të OJQ-ve, pasi ajo kishte arritur të kuptonte të gjitha venndiimet e paarsyeshme he të pakuptimtanë pamje të parë të drejtuesve të tyre të Mjekëve pa Kufij Amerikanë. Ajo u largua për shkak të atyre që kishte përjetuar dhe tani kishte treguar se e kuptonte pse kishte ndodhur gjithçka. Mjekët e ndershëm po përdoreshin nga Washingtoni për agjendat e tyre të fshehta politike. Sudani i Jugut ishte objektiv, sepse Kina po merrte një pjesë të madhe të naftës së saj nga Hartumi.

Sigurisht që jo të gjitha OJQ-të janë të përfshira në punën e CIA-s. Unë përqendrohem tek ato që kanë një axhendë të fshehtë politike, të cilët, siç e përshkruaj në libër, kanë armatosur të drejtat e njeriut dhe fjalën demokraci e kanë devijuar për qëllimete tyre.

Në vitin 1984, fondi i investimeve tw miliarderit George Soros ka themeluar në Budapest Fondacionin Soros. Synimi i tij i parë ishte Polonia. Papa Gjon Pali II dhe Presidenti i SHBA-sw sw asaj kohe, Ronald Reagan u takuan në vitin 1982 në Vatikan për të diskutuar mbi destabilizimin e Bllokut Komunist. Në këtë përpjekje, a ka pasur një përfshirje edhe të Fondacionit Soros?

WE: Në vitin 1988, Fondacioni Soros krijoi në Varshavë Fondacionin Stefan Batory për të trajnuar aktivistët që do të luanin rolin e tyre përfundimtat që të të rrëzonin regjimin komunist. Menjëherë pas kolapsit të Polonisë së qeverisë së Gjeneralit Czesław Kiszczak në gusht të vitit 1989, këta aktivistë luajtën një rol të rëndësishëm në “ndërtimin e demokracisë”. Soros solli në Poloni ekonominë e “Shock Therapy” të Jeffrey Sachs nga Universiteti Harvard për të nxitur privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, hiperinflacionin dhe nxjerrjen e hapur ëasuritë shtetërore polake në ankand për investitorët perëndimorë që ishin në të vërtetë miqtë e Soros për vlera të ulta deri në qindarka.

Dy kapitujt në lidhje me shkatërrimin e ish-Bashkimit Sovjetik nga CIA, Soros dhe Harvard Boys në bashkëpunim edhe me klanin Jelcin dhe ish-zyrtarin e KGB-së janë mjaft tronditëse. Ju lutem, a mund ta elaboroni më tej këtë veprimtari të ngjashme me mafien?

WE: Unë duhet t’i referoj lexuesit që të lexojnë librinduke qënë se trajtimi i kësaj teme është i detajuar dhe tërësisht i përplotësuar. Megjithatë nëse do më duhet ta përmbledh shkurtimisht, CIA nën drejtimin e ish presidentit George H.W. Bush arriti të korruptojë disa gjeneralë të lartë të KGB-së.Këta gjeneralë rekrutuan një rrjet të rinjsh nga Komsomolmadje edhe ngaKëshilli Komunist i Mbrojtësve të Rinisë, të këtillë si Boris Berezovski dhe Mikhail Khodorkovsky për t’u bërë “oligarkët” e tyre duke i shpërblyer ata me posedimin e pasurisë së Shtetit për qindarka të pakrahasueshmemevlerën e vërtetë të tyre. Ky ishte skandali famëkeq “vlerësimi” që vlerësonte të gjithë pasuritë shtetërore duke përfshirë naftën dhe gazin, kompanitë që prodhojnë makina, teknologjinëe lartë, të gjitha këto me vlerën monetare më pak se 16 miliardë dollarë. Ata thënë shkurt dhe pastër e përdhunuan Rusinë për përfitime personale. Duke i lejuar më pas CIA-n dhe rrjetin e saj të bankave perëndimore si Riggs Bank në Washington i lejuan që të pastronin paratë nga Rusia. Edhe unë vetë u trondita kur arrita t’i verifikoj këto prova të vërteta. Ishte kriminale. Jelcin ishte djali i tyre. Disa thanë për aq kohë sa furnizimi i tij me vodka të mirë u garantohej se do të bënte çfarë do të bënte me Sorosin dhe me ekonomistët e Harvardit.

Po kështu, një pikë e rëndësishme e cila lipset që të theksohet është se drejtori i asaj kohe i CI-s, Presidenti G.H. W Bush – gjatë të njëjtit vit, 1989 – i kishin dhënë urdhrin përfundmitar për destabilizimin e situatës tre OJQ-ve të ndryshme. Ato gjendeshin në Rusi, në Sheshin Tiananmen në Kinë dhe në Jugosllavi. Libri i shpjegon me dietaje këto situata.

Pasi presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putinarriti t’ia merrte Boris Jelcinin rolin e presidentit të Rusisë, ai menjëherë i dha fundzhvatjes së Rusisë. A mendoni se kjo mund të jetë pikërisht një arsye pse klasa politike në Washington e urren dhe e demonizon figurën e tij në këto përmasa që në fakt është një mënyrë kaq jo-racionale?

We: Putini ka ardhur në detyrë nga një fraksion nacionalist rus (pikërisht fraksion kundërshtar i asaj që njihet si fraksioni kozmopolit apo ndërkombëtarist) të KGB-së dhe pasardhësve të tij. Ata ishin të vetëdijshëm se duhej të merreshin me vjedhje derisa të mbërrinin në vitin 2000, kur Jelcin u detyrua që në mënyrën më të pazurmshme“të dilte në pension” ose të përballejekspozimin dhe që nga ky moment, Jelcin kishte i pranuar tashmë që Putin të merrte detyrën si President.

Qysh para vitit 1917, ka ekzistuar gjithnjë një luftë e padeklaruar kundër një shteti të qëndrueshëm kombëtar në Rusi. Themeluesi i Stratfor, George Friedman, një nga analistët më të mirë të informuar amerikan në lidhje me gjeopolitikës dhe qëndër të tjera ka ushtruar detyrën e konsulentit në Pentagon dhe CIA, kohët e fundit ka dhënë një Intervistë pas “grushtit të shtetit” tëCIA-s në Ukrainë,të cilin Friedman e quajti si “grushtin e shtetit më të hapur në historinë amerikane”. Nëse arrini të kujtoni, Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit,Viktoria Nuland shkoi në Kiev dhe shpërndau çubukë karamelesh në mesin e protestuesve në sheshin Maidan dhe telefonoi ambasadorin e SHBA-së në Kiev, telefonatë gjjatë së cilës ka folur me tone fyese kundër BE-së.

Friedman vuri në dukje atë që unë e kam dokumentuar në disa nga librat e mi të ndryshëm të këtillë si Mit der Ölwaffe zur Weltmacht, se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të paktën shekullin e kaluar kur SHBA u shfaq pas rënies së Perandorisë Britanike, prioritet politik ka pasur parandalimine të gjitha kushteve të shkrirjes së interesave ekonomike dhe bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Rusisë. Bota ka pësuar dy luftëra botërore për shkak të kësaj doktrine të pafatë gjeopolitike të politikës së jashtme të SHBA-së, një doktrinë e përftuar nga britanikët dhe nga babai i gjeopolitikës britanike, Sir Halford Mackinder.

Washingtoni e urren dhe e ka demonizuar githnjë figurën e Putin për arsyen se ai ka vepruar qëllimisht për të stabilizuar Rusinë si një komb të madh, gjë që me të vërtetë mund të vërtetohen nga pothuajse 25 vjet përvojë personale. Dhe si rezultat i gjithë këtij demonizimi të Washingtonit, ndikimi i Putinit në botë duket se vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë –fillimisht në Kinë, pastaj në vendet e Eurazisë, Afrikë, Lindjen e Mesme, Azinë, madje edhe në Filipinet dhe Amerikën Latine. Botëspo i mbushet kupa me axhendën e pafundme të luftrave të hapura dhe të fshehta të SHBA-së në çdo cep të botës. Është e rëndësishme që të analizojmë me kujdesfarë qëndron pas fjalëve Trumpit dhe shumë shpejt do të gjejmë të njëjtët oligarkë të vjetër, degjenerues dhe të ashtuquajturin shtetin e tyre të thellë të burokratëve të pazgjedhurë.

Shpërbërja e Jugosllavisë ishte një katastrofë. Gjermanët nën udhëheqjen e kancelarit, Gerhard Schroeder dhe ministri të tij i jashtëm famëkeq, Joschka Fischer u bashkuan me forcat e Clintonit për të rrëzuar presidentin serb Slobodan Millosheviç. Në këtë operacion grushti, a ishin përfshirë edhe OJQ-të? Dhe nëse po, cila ishte strategjia e tyre?

WE: Po. Hidhini një sy karrierëssë mëvonshme që zoti Fischer ka ndjekur. Një bandit rrugësh nga protesta e Frankfurtit të vitit 1968 u kurorëzua nga SHBA-ja dhe mediat e saj kryesore si një burrë shteti, me sa duket ky është pikërisht shpërblimi për dhënien e votës aprovuesesë Partisë së Gjelbër për bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999. Pas zyrës, Fischer mori një post nderi në Alma Mater, Princeton. Më vonë Xhorxh Soros e ftoizotin Fischer në këshillin e tij të ri të mendimit evropian në lidhje me Marrëdhëniet me Jashtë.

Përsa i përket rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit, qeveria e SHBA-së dhe OJQ-të e saj të përzgjedhura, duke përfshirë këtu fondacionet NED dhe Soros, organizuan, financuan dhe trajnonin udhëheqësit kryesorë të studentëve dhe të tjerët për të realizuar një grusht shteti të suksesshëm, nën emrin Otpor! (Rezistenca!), Me logon tani-jubilar të grushtit kërcënues. U përdorën përkthimet në serbisht të shkrimeve të Gene Sharp mbi veprimin jovullnetare dhe udhëheqësit kryesorë u trajnuan personalisht nga kolegu i ngushtë i Sharp i SHBA-së, koloneli Robert Helvey në vende të fshehta takimi për të shmangur policinë. Otpor! arriti tëm merrte mbështetje fnanciare deri në 30 milionë dollarë nga organizatat e lidhura me qeverinë amerikane si Organizata e Demokracisë Kombëtare (NED), Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Shkatërrimi i Jugosllavisë u orkestrua që nga vitet 1980 nga Washingtoni, nga Bush fillimisht, dhe më pas edhe nga Clinton. Qëllimi ishte të krijonte një luftë në Evropë për të justifikuar praninë e vazhdueshme të një NATO-s, vlera monetare e të cilës, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ishte e vështirë për t’iu justifikuar tatimpaguesve amerikanë ose evropianëve që po planifikonin një institucion evropian të mbrojtjestë pavarur nga NATO. Për Washingtonin dhe për kompleksin industrial ushtarak amerikan me ndikueshmëri të ndjeshme, njëpavarësi e këtillë mbetej një tabi! Qëllimi i dytë ishte krijimi i një pranie të madhe ushtarake amerikane të mëvonshme në Kosovë të quajtur Camp Bond Steel.

Kur masat arabe u derdhën në rrugët e Tunisit, Kajros dhe Tripolit, mediat perëndimore dhe klasa politike perëndimore ishin të entuziazmuara. Së fundmi, demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut po gjenin vendin e tyre në botën arabe. A ishin këto kryengritje të atypëratshme apo ishin organizuar dhe orkestruar nga forcat e jashtme?

WE: E gjithë Pranvera Arabeështë planifikuar fshehurazi OJQ-të të cilat janë të financuarë nga Washingtoni dhe SHBA-ja. Më pas, Sekretarja e Shtetit HillaryClinton ishte një figurë e rëndësishme së bashku me ndihmësin e saj të fshehtë të Vëllazërisë Myslimane, Huma Abedin. Korporata RAND, e cila është një institut i mendimit të Pentagonit, përgjegjëse për zhvillimin e teknikës së “turbullimit” të turmave si bletët, duke përdorur mjete aktuale të këtilla si facebook-u dhe mediat e tjera sociale për të drejtuar protesta, ka luajtur një rol thelbësor.

Grupet e protestës të studentëve në Egjipt ishin të stërvitura në SHBA, duke përdorur përsëri përkthimet e Gene Sharp, ata u sollën në Evropë për t’u trajnuar fshehurazi nga udhëheqësit e Otporit!.

Përsa i përket rastit të Gadafit të Libisë, një ndryshim më urgjent i regjimit u konsiderua i domosdoshëm sidomos pasi publikimet e famshme të DCLeaks dhe Wikileaks nga mailet e Hillary-it për këshilltarin e saj privat, Sidney Blumenthal zbuluan të vërtetën për të gjithë. Gadafi, i cili shumë ndryshe nga çfarë paraqitej në imazhin e tij të demonizuar e kishte ndërtuar Libinë me standardin më të lartë të jetesës në të gjithë Afrikën, ishte gati të zbulonte krijimin e një aleance të bankave qendrore myslimane dhe futjen e monedhës së dinarit të arit për shitjen e naftës që do të thoshte se nuk do të përdorej më dollari amerikan. Ai e bëri këtë së bashku me Ben Aliun e Tunizisë dhe Mubarakut në Egjipt. Ashtu siç edhe Hillary i shkroi Blumenthal, një gjë e këtillë duhej të parandalohej me çfarëdo mënyre. Mjetet për të “parandaluar” këtë zhvillim ishin bombardimet e paligjshme të Libisë si dhe vrasja e Gadafit që shndërruan Libinë në një fushë rrënoje. Plani fillestar i Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe CIA-sishte që menjëherë pas rrëzimit tëmenjëhershëm të Gadaffit ,Washingtoni do të rrëzonte një tjetër shqetësim të tijin, që ishte Bashar al Assad në Siri. Ky plan nuk ka funksionuar siç ishte përllogariturnga planifikuesit e Washingtonit dhe një tragjedi e madhe njerëzore ka vazhduar të zgjerohet pa qëne e nevojshme për 6 vjet për shkak të asaj që në thelb është një luftë e udhëhequr nga SHBA-ja.

Në kohët e lashta, pushtuesit sillnin pas ardhjes së tyre edhe misionarët. Sot, fuqitë neo-koloniale perëndimore vijnë me qindra OJQ që mësojnë popullatën vendase se si duhet të funksionojë demokracia perëndimore. A mendoni se OJQ-të i shërbejnë interesit të këtyre njerëzve? Po në lidhje me OJQ-të gjermane që posaçërisht mbartin shumë përmbajtje ideologjik, për shembull, në formën e integrimit gjinor me ta? Çfarë mendimi keni në këtë aspekt?

WE: Mendoj se analogjia juaj me misionarët “e krishterë” të së kaluarës dhe OJQ-ve“Të tëDrejtavetë Njeriut” ose “Demokracisë”së sotme është shumë e përshtatshme. Unë nuk jam kompetent për të komentuar mbi aktivitetet e OJQ-ve të ndryshme gjermane. Fokusi im kryesor është Washingtoni, fuqia hegjemoniste sot dhe burimi i aq shumë është shkatërrimi që dëshmojëaktualisht për fat të keq.

Në fillim dhe në fund të librit tuaj i referoheni thënjessë George Orwellit që konsiston kështu“Lufta është paqe, Liria është skllavëri, Injoranca është forcë”. A po jetojmë në kohra kur kuptimet origjinale të fjalëve kanë përftuar përmbajtje të ndryshme? A e bëjnë Perandoria amerikane dhe shtetet e saj të ndërvarura luftën në emër të demokracisë dhe shkatërrojnë shtetet kombe me të njëjtën retorikë demokratike?

WE: Kjo është pikërisht arsyeja pse e pashëthënien eOrwellitkaq të përshtatshme. Libri i tij 1984 në shumë mënyra është një përshkrim i asaj që është lejuar të ndodhë me demokracitë tona perëndimore, veçanërisht në Britani dhe SHBA.

Nëse do të mund t’i jepnit OJQ-ve një këshillë, çfarë do t’u thonit atyre?

WE: Për personat e ndershëm që mund të jenë kapur në një retorikë të këndshme për vlerat, të drejtat e njeriut dhe thënie të tilla të ngjashme, unë do të sugjeroja të shikoni më nga afër tek gjurmimii parave me të cilat funksionojnë OJQ-të tuaja. Për fondacionet e NED ose Soros unë do të sugjeroja se të gjithë do t’i bënin njerëzit një favor duke mbyllur dyert e tyre përgjithmonë. Të lejoni kombet dhe individët të vendosin të ardhmen e tyre sovrane pa ndërhyrjen tuaj të padëshiruar. Unë do të thoja, më lejoni të parafrazoj Cromwell në Parlamentin e Madh të Britanisë, “Ju OJQ-të për të drejtat e njeriut, largohuni! Ju keni qëndruar shumë më gjatë këtu sesa ndonjë e mirë që keni bërë. Largohuni tashmë, jeni bërë të padurueshme. Në emër të Perëndisë, largohuni!”

Zoti Engdahl, falenderimet e mia për këtë intervistë.

Unë ju falenderoj për interesin dhe pyetjet tuaja të mrekullueshme.

Burimi : Medya.Ş./ ML

51