Përrallat me Gylen të Blendi Fevziut

Emir Coskun

Kishte shume broçkulla dhe dezinformacione për të mbrojtur gylenistët e FETO-s në emisionin e djeshëm Opinionit në Tv Klan.

Sidomos kur ish kryebashkiaku New York-ut Rudolph Giuliani tha minutën 39 që “Gyleni ka mbeshtetje nga 50% e popullit turk” dhe tregoi atë si “lideri” opozitës në Turqi. Rudolph Giuliani ose është shumë injorant dhe ska haberin nga politika në Turqi ose është nje manipulator dhe nuk dinë ça justifikimi të japi se pse Amerika nuk ekstradon Gylenin dhe thotë këto gënjeshtra.

Në Turqi jo vetëm Erdogani dhe mbeshtetesit e tij por edhe njerzit që nuk votojnë Erdoganin dhe janë kundër qeverisë Erdoganit e urrejnë Gylenin dhe organizatën e tij.Qemalistët,laikët,kurdët,levizjet tjera islamike konservatore, nacionalistët, socialistët, demokratët gjithë kanë një mendim për Gylenin dhe për organizatën e tij.Është nje organizatë terroriste që përben rrezik për sigurinë,rendin dhe për interesat e Turqisë.

Opozita turke gjithmonë ( edhe kur Erdogani ishte aleat me Gylenin) ka qene kundër Gylenit.Eshte e vertet qe ne Turqi ka nje polarizm te madhe politik dhe kulturor por ne nje aspekt gjithe Turqia ka nje mendim. Qe Gyleni dhe sekti i tij eshte terrorist dhe tradhetar. Sot në Turqi, simpatizanët e Gylenit maksimumi mund të jenë 5%.

Gjithashtu kryetari i shoqatës së avokatove në Turqi Metin Feyzioğlu që vizitoi Kosovën javën e kaluar për të informuar zyrtarët kosovar ndaj rrezikut gylenist,është një nga opozitarët e Erdoganit në Turqi.

Sa për arrestimet e Gylenisteve në Kosovë është bere me urdhërin e Gjykatës së lartë dhe prokurorisë turke.Jo vetem Qeveria por edhe partia opozitës turke CHP ka mbeshtetur këto arrestime.

P.S. Nje korrigjim për B.Fevziun. Ocalani u kap në Nairobi, Kenja jo në Abuja, Nigeri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne