Pesë fakte për muslimanët polakë që duhen ditur

Këtë javë, mijëra nacionalistë polakë dhe mbështetës të ekstremit të djathtë dolën në rrugët e Varshavës, disa prej të cilëve mbanin shenja anti-muslimane, duke përfshirë një që lexonte “Lutemi për holokaustin islamik”. Pasi u shpërndanë në të gjithë globin, skenat tronditëse lanë shumëkën duke pyetur nëse Polonia e ka harruar trashëgiminë e begatshme muslimane.

1.Muslimanët jetojnë në Poloni tash e 6 shekuj

Tatarët muslimanë erdhën për herë të parë në Poloni nga Krimeja në shekullin e 14-të, kur u ftuan për të ndihmuar aleancën polako-lituaneze në luftën kundër Kalorësve Kristianë të Rendit Teutonik. Ata u bashkuan me aleancën në Betejën e Grunwald në 1410 dhe shpëtuan të dy kombet. Si shpërblim, ata u ftuan për të qëndruar dhe u dhanë tokë rreth kufijve të Polonisë, Lituanisë dhe Bjellorusisë, ku shumë familje jetojnë që nga ajo kohë, duke i bërë ata një nga komunitetet më të vjetra muslimane të Evropës.

2.Polonia është shtëpi e xhamive më indigjene të Evropës

Xhamitë historike të Polonisë gjenden në dy qytete afër kufirit verilindor. Xhamia Bohoniki e shekullit të 18-të dhe Xhamia Kruszyniany e shekullit të 19-të shpesh merren për kisha lokale. Ndërtesat e tyre katrore, prej druri dhe kulmet e ngulitura, ku turretet e kupave në formë qepe janë të drejtuara kah qielli, kujtojnë kishat ortodokse lokale dhe rurale. Treguesi i vetëm se këto janë vende muslimane të adhurimit janë gjysmëhënat në krye. Pesë xhami tjera me pamje shumë evropiane kanë mbijetuar deri më sot e kësaj dite në Lituani dhe Bjellorusi.

3.Muslimanët kanë luftuar për Poloninë për 600 vjet

Që nga Beteja e  Grunwaldit më 1410-ën, muslimanët polakë kanë luftuar në çdo luftë të madhe për Poloninë. Kjo përfshin Betejën e Vjenës të vitit 1683, të udhëhequr nga Mbreti polak Xhon III Sobieski; Luftërat Napoleonike dhe Luftën e Dytë Botërore, në të cilën një regjiment tatar polak luftoi kundër nazistëve gjermanë. Për të pranuar kontributin e tyre të guximshëm dhe besnik, një statujë e një ushtari të ngritur tatar u zbulua në Orunia Park në Gdansk në vitin 2010.

4.Ushtria polake kishte imamë

Ushtarët muslimanë polakë u vlerësuan aq lart sa që Ushtria polake caktoi imamët e saj në fillim të shekullit të 20-të. Imamët morën betimin nga rekrutë të rinj muslimanë në mënyrën islame dhe i udhëhiqnin ata në namazet e përditshme. Ata mbikqyrnin funeralet, martesat dhe namazet e natës gjatë muajit të Ramazanit, kur ushtarët muslimanë polakë u lejuan të agjëronin. I fundit i këtyre imamëve, Ali Ismail Woronowicz, u nderua me urdhërin më të lartë ushtarak në vitin 2011, pasi u vra nga Bashkimi Sovjetik më 1941.

5.Polonia gjithmonë ka mbështetur komunitetet muslimane

Gjatë gjithë historisë së kombit, fisnikët dhe udhëheqësit polakë kanë mbështetur bashkësinë polako-muslimane edhe pas periudhave të pakënaqësisë. Kjo filloi në shekullin e 14-të, kur atyre iu ndanë privilegje të fisnikëve. Pas kërcënimit tatar të shekullit të 17-të, kur shumë prej tyre ndërruan aleancën, sepse të drejtat e tyre fetare dhe kulturore ishin mohuar, Mbreti Xhon III Sobieski u kërkoi atyre të ktheheshin dhe premtoi t’ua rikthejë privilegjet. Gjatë kohës së karikaturave daneze të vitit 2005, të cilat i pikëlluan shumë polakë muslimanë, kryeministri i vendit Kazimierz Marcinkiewicz doli dhe tha se ai bashkëndjente “me ndjenjat e atyre që mund të jenë ndjerë të ofenduar”. Kryeministri pastaj i kujtoi kombit të tij se “Polonia ishte dhe mbetet ende një vend i tolerancës. Ky fakt konfirmohet nga prezenca 600-vjeçare e komunitetit tatar mysliman në territorin e Republikës së Polonisë”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne