PLAGOS ME THIKË NJË 52-VJEÇAR NË DURRËS

Rreth orës 20:50 të së enjtes, në lagjen Nr.18, në Durrës, për motive të dobëta është goditur me thikë 52-vjeçari S.Dh. 52 vjeç.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Psi është informuar për ngjarjen, efektivë të policisë së Durrësit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe disa minuta më vonë kapjen e autorit të dyshuar, 36-vjeçarit B.Xh.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Burimi: Insajderi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne