Ibrahim Shahan (31 vjeç) që jeton në qytetin Lunen të landit gjerman të Renanisë Veriore-Vestfalisë, u plagos nga sulmi i qenit të forcave të policisë.

Ai bëri të ditur se është akoma i tronditur nga sulmi ndërkohë që përgatitet të hedhë në gjyq përgjegjësit e sulmit.

Shahan dha informacione në lidhje me ngjarjen dhe bëri të ditur se gjatë kontrollit të policisë ndaj një kafeje nargjileje në buzë të rrugës, ku ai ishte ulur, iu drejtua policit duke e pyetur për qenin: “A është kockë lodër ajo që ka qeni në gojë?”.

Pas kësaj polici reagoi duke u nxehur dhe i vërsuli qenin.

Shahan bëri të ditur se kjo ishte një pyetje normale, por polici iu përgjigj duke thënë: “A do të jesh ti kocka e qenit?. “Pastaj dy policët e tjerë më hodhën në tokë dhe më vërsulën qenin. Qeni më kafshoi këmbën për një kohë të gjatë. Qeni më kafshoi me dhunë edhe të dy gjunjët” tha 31-vjeçari.

“Pas sulmit shkova tek mjeku i cili më dha 3 javë raport” tha Ai dhe shtoi: “Kjo është hera e parë që përballem me një gjë të tillë dhe ushtrohet dhunë pa të drejtë. Ditën e hënë do të flas me avokatin dhe do të hedh në gjyq përgjegjësit e sulmit”./ trt

45