Policia kap në Milano vetëm 11 kuintalë kanabis shqiptar

GJERGJI THANASI

 

Policia e Milanos zbuloi në një garazh plot 11 (njëmbëdhjetë) kuintalë kanabis “Made in Albania”. Droga ishte fshehur në paretin e dyfishtë të një garazhi. Bashkë me kanabisin si për të prishur syrin e keq u zbulua edhe gjysëm kile kokainë e pastër! Vlera e kanabisit me cmim pakice shkon ne 11 milion euro!

Policia italiane arrestoi një shtetas italian F.P. 42 vjec me precedentë të shumtë për trafik droge. Policia i sekuestroi të arrestuarit edhe 6 500 euro kesh, që dyshohen si të fituara nga trafiku i drogës. Në garazhin, ku u kap droga, u zbuluan edhe instrumenta për drejtim mjeti detar si radar, GPS etj. Këto instrumenta ishin kryesisht prodhime të një kompanie prestigjozë të specializuar për pajisje të tilla. Policia po heton sesi (me kesh apo me kartë bankare ose cek) janë blerë këto pajisje në firmën “Garmin”. Sic duket narkotrafikantët shqiptarë për të rritur sigurinë e lundrimit dhe të dërgimit të drogës në destinacion, janë të detyruar të blenë pajisje të tilla të shtrenjta e mjaft të sofistikuara.

Shpresojmë që ndonjë zëdhënës i Policisë së Shtetit të mos e përgënjeshtrojë lajmin sic ndodhi thuajse 20 muaj më parë me atë ngarkesën rekord prej 80 kuintalësh drogë shqiptare të kapur në Itali. Nga policia shqiptare në atë kohë zyrtarisht u deklarua se droga nuk kishte lidhje as me Shqipërinë e as me shqiptarët. Më pas nga halli policia arrestoi me faj e pa faj fare nja 15 copë doganierë, policë e agjentë doganorë!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne