Pak orë pas vrasjes mafioze në mes të Tiranës, ku u ekzekutua ish kryepolici Artan Cuku, Policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij. Shërbime të policisë së Tiranës janë vendosur në ruajtje të banesës së ish­ oficerit. Mësohet se Policia do të jetë në mbikëqyrje të banesës se tij deri sa të përcaktohet pista e ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se nuk ka asnjë pistë të qartë për shkakun e vrasjes Policia po merr që prej të shtunës në pyetje persona dëshmitarë që mund të kenë parë autorët, teksa pritet të marrë në pyetje edhe familjarët e ish oficerit.

Po sot Policia liroi edhe vëllezërit e Agim Dakës, të cilët thanë se se hesapet me kryepolicin i kishin mbyllur pas vdekjes së vëllait të tyre./DRITARE

61