Policia turke arreston 4 irakianë të dyshuar për sulm ndaj Ambasadës amerikane në Ankara

Katër shtetas irakianë, që planifikonin të sulmonin Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, u arrestuan të hënën nga forcat turke të sigurisë.

Të dyshuarit u arrestuan në qytetin Samsun në brigjet e Detit të Zi, në veri të Turqisë, gjatë një kontrolli të kryer pas një alarmi sigurie të lëshuar një ditë më parë nga Ambasada amerikane, e cila të hënën qëndroi e mbyllur.

Sipas mediave, katër burrat e dyshuar kanë lidhje me organizatën terroriste DAESH. Dokumentet digjitale, të cilat u gjetën gjatë kontrollit, u konfiskuan të gjitha nga forcat e sigurisë.

Ambasada amerikane në Turqi, e shënjuar nga një sulm kamikaz në vitin 2013, njoftoi të dielën se do të qëndrojë e mbyllur të hënën për publikun “për arsye sigurie”.

Pas këtij alarmi, autoritetet turke forcuan masat e sigurisë në Ankara dhe realizuan kontrolle të hollësishme ndaj militantëve të dyshuar të DAESH-it./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne