Presidenti Donald Trump kërcenon Palestinën: Nuk ka më ndihma financiare!

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Palestinën se do të ndërpresë ndihmat monetare, teksa shtoi se palestinezët nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen.

Trump shkroi në Twitter se “ne i paguajmë palestinezëve qindra miliona dollarë  në vit dhe nuk marrim asnjë vlerësim apo respekt”.

“Ata as nuk duan të negociojnë një traktat paqeje me Izraelin”, shkroi ai.


Ky postim erdhi pasi Nikki Harley, ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, kërcënoi të shkurtojë ndihmën ndaj UNRËA, agjensisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, përveç rastit nëse lidershipi palestinez kthehet në tryezën e negociatave.

Trump zemëroi palestinezët dhe myslimanët në të gjithë Lindjen e Mesme, kur njoftoi në fund të vitit të kaluar se SHBA e konsideronin Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit dhe do të lëviznin atje ambasadën e saj, duke ndezur protesta.

Ndërsa palestinezët nuk kanë mbyllur derën për një marrëveshje potenciale me Izraelin, kreu palestinez Mahmoud Abbas tha se njoftimi e kishte shkatërruar kredibilitetin e Trump si një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme, duke e quajtur vendimin “një deklaratë tërheqjeje nga roli që ka luajtur në procesin e paqes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne