Presidenti Erdogan: Kontrolli i “zonës së sigurt” duhet të jetë tek ne

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se pas datës 31 mars do të mund të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me rendin e ditës gjatë pjesëmarrjes në një emision të përbashkët të dy kanaleve televizive private turke, Presidenti Erdoan i bëri një vlerësim bisedës telefonike të zhvilluar gjatë javës me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Duke vënë në dukje se gjatë bisedës Presidenti Trump e ftoi atë për vizitë, Erdoan tha: “Unë i thashë që ‘Fillimisht ju presim juve’. Pas 31 marsit ndoshta do të mund të vizitojmë Uashingtonin (Washington), por ndoshta edhe ai do të vizitojë Turqinë”.

Presidenti Erdoan tha se me Trumpin kanë avancuar në një pikë të caktuar çështjen e zonës së sigurt që planifikohet të formohet në Siri, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për ne është e papranueshme nëse zona e sigurt mbetet jashtë botëkuptimit tonë strategjik. Sepse nëse në kufirin tonë do të formohet një zonë e sigurt, atëherë ajo duhet të jetë nën kontrollin tonë”.

“Paqja dhe stabiliteti i vendosur në Afrin, Xherablus dhe Al-Bab, duhet të vendoset edhe në zonën kufitare”, theksoi Erdoan dhe shtoi: “Interesat e vendeve tona nga vendimi i ShBA-së për t’u tërhequr nga Siria dhe tërësia territoriale e Sirisë, gjë që është shumë e rëndësishme dhe parandalimi i zhvillimeve kundër unitetit politik për ne janë shumë të rëndësishme. Ne bëmë të ditur se nuk do të lejojmë që zbrazëtira që do të krijohet pas tërheqjes të bëhet zonë e sigurt për organizatat terroriste”.

Erdoan theksoi edhe njëherë dy çështje të rëndësishme në lidhje me udhërrëfyesin për Menbixhin, ku tha se “E para është që të përfundojë me shpejtësi procesi i vënies në jetë të hartës rrugore. Për më tepër spastrimi i Menbixhit nga PYD/YPG-ja pa humbur kohë tani është bërë çështje e sigurisë për Turqinë. E dyta, nuk duhen toleruar provokimet e regjimit ndaj Menbixhit dhe përpjekjet e PYD/YPG-së për të futur regjimin në këtë vend. Natyrisht se kjo çështje është duke u shqyrtuar gjerësisht në kuadër të planit të tërheqjes. Ne do të presim një kohë të caktuar, nëse bëhet mirë, nëse jo atëherë ne një natë do të vijmë befas”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne