Prokuroria izraelite apelon vendimin për lirimin e 16-vjeçarit palestinez

Prokuroria izraelite ka apeluar vendimin për lirim të palestinezit 16-vjeçar Fevzi al-Xhunejdi, i cili u shndërrua në simbol të rezistencës për Kudsin me fotografinë e shkrepur teksa arrestohej me sy të mbyllur nga ana e një numri të madh të ushtarëve izraelitë, të marrë nga Gjykata ushtarake e Izraelit, Ofer, raporton Anadolu Agency.

Xhaxhai i Fevziut, Reshad el-Xhunejdi, në një deklaratë tha se, gjykata e Ofer-it ka marrë vendim që nipi i tij të lirohet me dorëzani prej 2 mijë e 860 dollarë, ndërsa prokuroria ka aperluar këtë vendim.

Ai tregoi se avokati i Fevziut ka kërkuar nga gjykata që të japë vendimin përfundimtar brenda 48 orëve.

Ndërsa avokati i Shoqatës së Burgosurve Palestinezë, Erva Hulejhil, do të ankohet tek Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, në lidhje me shkeljet që është ekspozuar Fezviu.

Fotografia e palestinezit, Fevzi al-Xhunejdi, me sy të lidhur duke u arrestuar në El-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor të okupuar nga shumë ushtarë më 7 dhjetor, kishte tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne