Propozimi i OKB për Barzanin

OKB i ka dhënë një propozim Masud Barzanit kreut të rajonit të Kurdistanit të Irakut lidhur me shtyrjen e afatit të organizimit të referendumit për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku.

Yan Kubish përfaqësuesi special i OKB në Irak i ka propozuar Masud Barzani që në vend të organizimit të referendumit të futet në bisedime me qeverinë e Irakut për arritjen e një marrëveshjeje 3-vjecare dhe theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare e mbështet këtë. Plani i Yan Kubish përfshin negociatat mes Erbilit dhe Bagdadit nën monitorimin e OKB për të arritur një akord lidhur me dispozitat dhe normat në marrëdhëniet e të dyja palëve në të ardhmen. Këto negociatat do të zhvillohen me kushtin që rajoni i Kurdistanit të heqë dorë nga organizimi i referendumit separatist. Disa prej partive të rajonit të Kurdistanit të Irakut, më 7 qershor në një takim me Masud Barzanin kanë rënë dakord për organizimin e referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Kjo çështje është kundërshtuar nga qeveria qendrore e Irakut, grupet e ndryshme irakiane, vendet e rajonit dhe bota. Megjithatë Masud Barzani u ka bërë thirrje kurdëve që të marrin pjesë në referendumin separatist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne