Protesta në Bruksel për Jerusalemin

Protestuesit e mbledhur në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës protestuan ndaj vendimit të ShBA-së për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet i Izraelit”.

Demonstruesit e mbledhur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemit si “kryeqyteti i Izraelit”.

Anëtarë të disa organizatave joqeveritare kanë organizuar një protestë me sloganin “Jerusalemi vija jonë e kuqe” në Bruksel, ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian (BE).

Protestuesit e mbledhur në stacionin qendror të trenit në Bruksel, kanë brohoritur me sloganet si “Liri Palestinës”, “Rezistencë kundër Izraelit” dhe “Bojkot ndaj Izraelit”.

Gjithashtu protestuesit kanë mbajtur në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Fund pushtimit të Jerusalemit” dhe “Shpëtoni Jerusalemin”.

Në fjalimet e mbajtura si reagim ndaj SHBA-ve dhe Izraelit, u theksua se vendimi i SHBA-ve për Jerusalemin është i paligjshëm dhe i papranueshëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne