Protesta në Hollandë kundër vrasjes së myslimanëve Rohingya

Populli hollandez dhe myslimanët me banim në Hollandë janë ngritur kundër vrasjes së myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Me qindra banorë të Hollandës janë ngritur në protesta kundër vrasjes së myslimanëve Rohingya dhe kundër heshtjes së Bashkësisë Ndërkombëtare në këtë rast. Protestuesit pasi dënuan dhunën dhe forcën e ushtruar nga budistët radikalë dhe ushtria e Mianmarit kundër myslimanëve, dënuan edhe qëndrimin e Aung San Suu Kyi dhe kërkuan dënimin e saj në gjykatën e Hagës. Sipas statistikave të deritanishme, që nga 25 gushti nga dhuna e budistëve ekstremistë dhe e ushtrisë së Mianmarit, në këtë vend janë vrarë më shumë se 6 mijë myslimanë. OKB ka deklaruar se më shumë se 400 mijë myslimanë Rohingya për shkak të dhunës së ushtrisë janë detyruar të largohen nga Mianmari për në Bangladesh./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne