Puna për përgatitjen e skenarit të ri vazhdon në fshehtësi: Dy kërcënime të reja për Turqinë!

nga Ibrahim Karagul.

Marrëdhëniet Turqi-Rusi nuk janë aspak marrëdhënie varësie. Vendi ynë nuk ka nevojë për marrëdhënie varësie të ngjashme me ato të “aksit të NATO-s”. Kërcënimet e përbashkëta, metodat e ngjashme të mbrojtjes, kërcënimet e marra drejtpërdrejt nga Perëndimi, veçanërisht ndjeshmëritë e Turqisë për Sirinë që shfrytëzohen nga SHBA dhe aleatët e saj, dhe për më tepër kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj Turqisë, i bëri bashkë, Ankaranë me Moskën. Të dy vendet kishin nevojë për këtë dhe ende kanë.

Levizjet gjeopolitike dhe ceshtjet që i dhanë përparësi sigurisë në partneritetet ekonomike, krijuan këtë raport. Lidhjet e mbetura të paprekura pavarësisht nga sabotimet, siç ishte rasti i krizës së avionit e planifikuar nga qarqe që kërcënojnë të dy vendet, janë më të forta në krahasim me të kaluarën, ndërsa gjendja aktuale e rajonit dhe stuhitë e ashpra në botë e bëjnë vazhdimin e këtij raporti të detyrueshëm.

Lufta e Perëndimit me Rusinë, plani për të izoluar Turqinë

Rusia gjendet nën një kërcënim të hapur sulmi nga Perëndimi. Herët apo vonë, një përplasje ka për të ndodhur. Kriza e fundit me spiunë ishte një sinjal për këtë. Këto shenja përplasjesh kanë për tu shtuar me kohën. Përballjet reciproke mund të kthehen shpejt në përplasje, ndërsa një vijë frontale ushtarake Lindje-Perëndim do të formësohet nga Balltiku për në Evropën Lindore dhe deri në brigjet e Paqësorit.

Turqia gjendet nën një kërcënim të hapur perëndimor. Sulmi i 15 korrikut ishte sulmi më i qartë në këtë drejtim i cili kishte si synim direkt ndarjen e Turqisë. Kundër Turqisë u zbatua një plan i cili synonte që përmes Organizatës Terroriste të Gylenit (FETO) dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të hapte frontet për ta goditur dhe per ta bllokuar vendin.

Operacioni “rrethimi” në Sirinë veriore është plan i SHBA-së dhe NATO-s, i cili po e vazhdon punën. Të përqëndrohesh në këtë zonë nuk ka lidhje fare me Sirinë apo me Iranin; është një plan për të mbyllur drejtpërdrejt portat jugore të Turqisë, të shkëpusë lidhjet e saj me rajonin, ta bllokojë atë brenda Anadollit, ta izolojë dhe pastaj ta gjunjëzojë.

Prishja e lojës së shekullit

Këto kërcënime vazhdojnë në të njëjtën mënyrë pavarësisht ndërhyrjes së Afrin. Turqia i pa kërcënimet, mori një alarm të fortë mbrojtës menjëherë pas 15 korrikut; dhe pas ndërhyrjeve që filluan me Afrinin, të cilat janë të detyruara të vazhdojnë, vendi ka guxuar të shkatërrojë një lojë që do të lërë gjurmën e saj këtë shekull. Kjo përballje do të vazhdojë në këtë drejtim për një periudhë më të gjatë kohore.

Sepse çështja nuk kufizohet vetëm tek “harta e Turqisë”; ajo ka të bëjë me formimin e një rajoni të ri. Për më tepër, kur formohet skema e fuqisë globale, ajo lidhet me aktivitetin në qendrën e gravitetit të botës. Me fjalë të tjera, ndërhyrjet si 15 korriku dhe mbyllja per nga jugu dhe kundër-mbrojtja e Turqisë janë të gjitha të një shkalle rajonale dhe globale.

‘Operatorët e brendshëm’

Ngjashëm me ata që mbështetën 15 korrikun, plani për ta rrethuar nga jugu gjithashtu ka përkrahësit e tij nga brenda. Ata që janë të shqetësuar nga operacioni i Afrinit, ata që përpiqen të bashkëpunojnë ose që janë në bashkëpunim me SHBA-në pas FETO-s, ata që përpiqen të ngatërrojnë me plane për një ndarje politike popullin mbështetës të marshit historik të Turqisë, ata që punojnë me gjithë forcën e tyre për t’i dhënë fund operacioneve pas Afrinit, ata që ngatërrojnë mendjet me projekte dhe oferta të reja, ata që duan ta pengojnë hapin e madh historik të Turqisë nga brenda, janë pjesë e planit të 15 korrikut dhe planit për ta rrethuar nga jugu përmes degës së PKK-së, Partisë së unionit Demokratik (PYD).

Dy qëllimet kryesore të ‘hartuesve’

Ne do të shohim llojin e rolit që ato qarqe do të marrin në kontekstin e planeve të reja shumëkombëshe. Këto qarqe “hartuesish” kanë dy qëllime kryesore: të sabotojnë nga jashtë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë dhe të prishin nga brenda aleancën midis Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP). Këto dy plane që synojnë Turqinë u përkasin atyre jashtë. Ata që punojnë në brendësi të kësaj pune, veprojnë në këtë mënyrë sepse ashtu duan. Ne do të shohim në këtë drejtim sabotime serioze, përpjekje dhe ndërhyrje të brendshme dhe të jashtme deri në zgjedhjet e vitit 2019. Që tani po mundim që ti shohim lëvizjet në këtë drejtim.

Të dyja këto synojnë “izolimin” e Turqisë, lënien e saj të pambrojtur dhe dorëzimin e saj tek planet e SHBA-së për të ri-implementuar 15 korrikun dhe për ta rrethuar nga jugu, të cilat përsëri kontrollohen nga ato qendra të dukshme. Axhenda e brendshme ka për qëllim parandalimin e Turqisë nga kufizimet, kombëtarizimet dhe fuqizimin në rajon; ka për qëllim kthimin e erës, sabotimin e mendjes politike kombëtare, ngatërrimin e llogjikës së fortë publike që e mbështet atë dhe nxjerrjen jashtë të atyre që e mbrojnë këtë marsh të historisë politike.

Qëllimi ynë është të formojmë një aks të Turqisë

Axhenda e jashtme do që t’i japë fund hapit të madh historik të Turqisë përpara se ai të hidhet, ta nxjerrë atë jashtë historisë, ta zbusë atë, ta marrë nën kontroll dhe ta zvogëlojë. Ky është synimi i luftës së madhe. Për këtë bëhet përballja shekullore dhe qëndresat shekullore.

Turqia nuk ka një agjendë të tillë si Eurozianizmi. Nuk ka ndonje të tillë si aksi i Rusisë në fjalë, madje nuk kemi nevojë as për këtë.

Boshti i Turqisë nuk është zhvendosur, ai ka gjetur boshtin e vet. Duke i parë ata nga këtu, boshtet e të gjithë botës janë zhvendosur, sepse vendet dhe shtetet që kanë bërë histori po kthehen tek historitë dhe pretendimet e tyre. Turqia është e njëjta.

Çështja jonë është të krijojmë një “bosht të Turqisë” sipas klimës tonë historike, në rajonin tonë. Ne nuk kemi më marrëdhënie varësie në këtë aspekt. Që tani e tutje, si çdo shtet i fuqishëm, Turqia do ta prgatisë vetë drejtimin dhe hartën e vet, do të përcaktojë marrëdhëniet e veta të pavarura, do të bëjë preferencat e saj, por kurrë nuk do të bjerë në grackën e “ndërhyrjes shumëkombëshe”.

Nëse nuk do të qëndronim kaq pranë Rusisë, nuk do të ishim në gjendje të fitonim një fushë të tillë manovrimi në Siri. Aleati ynë i famshëm, SHBA-ja, ndërkohë grumbullonte armatime të mjaftueshme në Afrin për të armatosur mijëra ushtarë, ndërtonte depo të mëdha armësh dhe përgatiste luftë kundër Turqisë.

Askush nuk duhet të guxojë të na i promovojë ne bosat e 15 korrikut

Që tani e tutje, askush nuk duhet të guxojë të promovojë SHBA-në dhe aleancën tek Turqia. Askush nuk duhet të na paraqesë “bosët” e 15 korrikut si “shpëtimtarë”, si aleatë. Ata nuk duhet të guxojnë të bashkëpunojnë fshehurazi me Shtetet e Bashkuara dhe të përpiqen të kryejnë operacione në vend, në publik dhe komunitet. Askush nuk duhet të guxojë të ndihmojë vende të caktuara të rajonit në të cilat SHBA ka dhënë tendera dhe pastaj të përpiqet dhe ta shesë lojën e “opozitës konservatore” si opozitë të pafajshme.

Për Turqinë, viti 2019 do të jetë përtej zgjedhjeve; ndoshta do të jetë alternativa që do të formësojë shekullin e 21-të. Mos shikoni vetëm Turqinë, shikoni gjithë botën për të parë mirë se cili vend po përgatitet për stuhinë globale që po vjen. Ndërkohë secili vend, që nga Rusia deri tek SHBA-ja, nga vendet e BE-së deri tek fuqitë e Paqësorit, po forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes dhe ndërkohë secili vend po përpiqet të vendosë në vijë gjendjen sociale brenda vendit, ndërsa grupe të caktuara nuk do të lejohen të lëkundin terrenin e brendshëm social.

Të jesh “nga Turqia”, një krizë e re avionesh luftarakë, hartuesit e fshehtë

Prandaj, kjo nuk kufizohet vetëm me zgjedhjet, ajo lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit, ekzistencën e tij dhe pozicionin, se ku do të jetë në botën e nesërme. Pavarësisht prej sfondit tonë politik, identitetit etnik, temperamentit, ne të gjithë kemi mbi shpatullat tona përgjegjësinë e të qenurit “nga Turqia”, i cili është një detyrim jo i ndryshem prej atij të Luftës të Pavarësisë.

Tani, të gjitha shtetet në botë janë vetëm. Nuk ka miqësira ose armiqësira. Ka shkuar koha e aleancave. Me këtë rast, le të jemi të vëmendshëm ndaj operacioneve “shumëkombëshe” që synojnë dobësimin e Turqisë nga brenda, që duan ta izolojnë atë në rajon duke e kthyer atë në një plaçkë në duart e qarqeve pro-atlantikut.

Le të jemi veçanërisht të vëmendshëm ndaj hartuesve “sekretë”.

Sigurisht, edhe kundër sabotimeve me Rusinë, krizave të reja me “avione luftarake”.

Planet që kanë për qëllim kapjen e Turqisë për luftimin e Iranit dhe për ta çliruar atë në frontin e Rusisë, do të promovohen me skenarë të rinj; le të jemi të kujdesshëm.

Le të mos harrojmë kurrë, ne do të luftojmë vetëm për aksin e Turqisë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne