Në qytetin kanadez muslimanët nuk mund të kenë varrezat e tyre

Një qytet kanadez ka kundërshtuar një ndryshim zonimi që do të lejonte ndërtimin e një varreze muslimane.

Vendimi u shpall pas një referendumi të mbajtur të dielën në Saint-Apollinaire, një qytet kanadez me popullsi prej rreth 5,000 banorësh të vendosur jashtë Kebekut.

Ndryshimi i zonimit u refuzua nga 19 “jo”, ndërsa 16 votuan “po”.

Qëndra Kulturore Islamike e Kebekut kishte propozuar planin e varrezës, si vendi i të shtënave që vranë gjashtë vetë dhe plagosën 19 të tjerë më herët këtë vit.

“Ne kurrë nuk do ta mendonim se njerëzit mund të kundërshtonin vendosjen e një varreze”, tha presidenti i qendrës, Mohamed Labidi për Radio Canada. “Nga çfarë kanë frikë?”

Një copë toke u ble nga qendra kulturore islamike në një zonë të pyllëzuar pranë një varreze ekzistuese pas sulmit. E vetmja varrezë muslimane në Kebek ndodhet në Laval, disa orë larg qytetit.

Muslimanët dhe aktivistët e të drejtave civile në të gjithë Kanadanë kanë kritikuar ashpër vendimin e qytetit për të kundërshtuar varrezat.

Kryebashkiaku i qytetit e mbështeti planin, duke thënë se ai ka frikë se mos reputacioni i qytetit të tij është dëmtuar.

“Ata nuk i njohin këta njerëz, kështu ata i bazojnë vendimet e tyre në thashetheme,” tha kryetari i bashkisë Bernard Ouellet për Korporatën Kanadeze të Transmetimeve.

Kundërshtarët shkuan derë më derë për të mbledhur firma për të thirrur për një referendum, pasi ndërtimi i varrezës do të kërkonte një ndryshim të vogël zonimi. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne