Ramush Haradinaj: Fatos Arapi, kolos i plejadës së shkrimtarëve të rrallë

Vdekja e shkrimtarit, poetit Fatos Arapi, ka lënë të pikëlluar lexuesit e tij përfshirë edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes llogarisë zyrtare në facebook, Haradinaj ka thënë se me vdekjen e poetit Fatos Arapi, letërsia shqiptare ka humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë, njofton Klan Kosova.

”Kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë! RH”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne