Raporti Special: Ja si u torturuan të dyshuarit për terrorizëm nga CIA

*Larry Siems, The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL

Burgu kishte 20 qeli, secila një kuti betoni më vete. Të burgosurit prangosen rreth një unaze metalike në mur. Në grupe prej katër vetësh, qëndrojnë të lidhur me zinxhirë prej kycesh nën një tra, praktikë e dizenjuar për të privuar gjumin. Ata të qelive të zakonshme kishin një kovë plastike; ata në dhomën e privimit të gjumit mbathnin pelena. Kur nuk kishin pelena, rojet improvizonin me shirita ngjitës ose i lidhnin të burgosurit e zhveshur në qeli. Blloqet e qelive ishin pa ngrohje, të errëta ditë e natë, me muzikë të lartë 24 orë.

“Atmosfera ishte shumë e mirë,” John “Bruce” Jessen i tha një hetuesi të CIA-s në vitin 2003, dy muaj pasi mori në pyetje një të burgosur të quajtur Gul Rahman. “ E qelbur, por e sigurtë”.

Jessen, një nga dy psikologët e kontraktuar që ideuan “teknikat e avancuara të marrjes në pyetje” të CIA-s, shpenzoi 10 ditë në një burg sekret pranë Kabulit, Afganistan në Nëntor 2002. Pesë ditë pasi ai u largua, Rahmani u gjet i vdekur në qelinë e tij, i zhveshur nga mesi e poshtë dhe i lidhur me zinxhirë në dyshemenë e ftohtë të betonit; shkak i vdekjse ishte hipotermia.

Në Gusht, familja e Gul Rahmanit së bashku me dy të burgosur të mbijetuar, Mohamed Ben Soud dhe Suleiman Abdullah Salim, arritën një marrëveshje jashtë gjykatës, pas padisë së tyre kunder Jessen dhe James Mitchell duke kërkuar dëmshpërblim për torturën dhe vdejen e të afërmit të tyre.

Me anë të marrëveshjes, Mitchell dhe Jessen shmangën një gjykim që do të kishte sjellë në vëmendjen e gjykatave Amerikane, atë që ndodh në burgun e koduar me emrin “Kobalt” dhe të njohur mes të burgosurve si “Errësira”.

Por shumë nga cfarë paditësit shpresonin të transmetohej para jurisë, mund të gjenden në 274 dokumenta të cilat CIA dhe Pentagoni u detyruan t’i deklasifikonin gjatë fazës paraprake të gjykimit.
Këto dokumenta, shumë prej të cilave të planifikuara si prova materiale në gjyq, japin idenë më të plotë të asaj që tre të burgosurit vuajtën në birucën sekrete dhe se si jetët e tyre u ndërlidhën me ngritjen dhe rënien e James Mitchell dhe Bruce Jessen, njerëzit që ideuan regjimin e torturës.

Njeriu që i dinte të gjitha hilet

Një prej dokumentave që hedh më shumë dritë mbi torturat, është raporti që hetuesit e CIA-s, i dorëzuan James Pavitt-it, zëvendës drejtorit të agjensisë për operacionet, në 28 Janar 2003, mbi vdekjen e Gul Rahmanit. Në 32 faqe, dhe në dokumentet e bashkëngjitura të cilat përfshijnë “kronologjinë e ngjarjeve të rëndësishme” dhe shënime nga intervistat me Jessen, hetimi rindërton vendimet që çuan në vrasjen e të burgosurit 69 ditë pas kapjes së tij.

Qelitë ishin projektuar për deprivim të shqisave, por menaxheri i të burgosurit e interpretoi këtë në mënyrën e vetë. Radioja që luante muzikë të lartë ishte ide e tij. Hetuesit mësuan se edhe errësira ishte ideja e tij. Një çelës kontrollonte të gjithë dritat në bllokun e qelive, thonë shënimet e hetuesve, dhe, mes zgjedhjes për t’i mbajtur të gjitha ndezur apo të gjitha fikur, ai zgjodhi të dytën.

Menaxheri i të burgosurit, emri i të cilit është hequr në dokumentat e lëshuara për padinë, por i identifikuar si Matthew Zirbel, nuk kishte asnjë eksperiencë në menaxhim burgjesh dhe u njoftua vetëm 3 ditë pasi arriti në Kobalt se i burgosuri do të menaxhohej nga ai.

Dokumenta të mëparshme kanë zbuluar veprimet e tij gjatë dënimit të Rahmanit, i cili filloi kur Rahmani u rrëmbye nga Pakistani dhe u dërgua në burg. Por dokumentat e reja sugjerojnë se Rahmani mund të ishte ende gjallë nëse Jessen nuk do të kishte shkuar në Kobalt në atë periudhë.

Jessen, i cili e mori në pyetje Rahmanin gjashtë herë gjatë një periudhe dy javore, dhe Mitchell, i cili e takoi atë vetëm një herë, deklaruan se u përpoqën të zbusnin kushtet e vështira të izolimit të Rahmanit. Por kabllogramet tregojnë se ishte Jessen që këmbënguli për marrjen në pyetje të Rahmanit nën teknikat e avancuara të CIAs (nën torture), dhe ishte fjala e Jessen ajo që pati rëndësi kur ai dhe Zirbel planifikuan marrjen në pyetje të Rahmanit. “Ai e dinte që menaxheri i të burgosurit, në fund duhet t’i aprovonte sugjerimet e tij” shkruajnë hetuesit nga intervista me psikologun, por Jessen tha se “ i dinte mirë të gjithë hilet.”

Zirbel e pranoi sugjerimin e Jessen , i cili thoshte se kur Rahmani ankohej se kishte ftohtë, ai po përdorte një teknikë të sofistikuar rezistence të Al-Kaedës. Kur Rahmani ankohej se nuk mund të mendonte qartë për shkak të kushteve, kur ai ankohej për trajtimin e keq dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, këto ishin prova, siç Jessen pretendon, të një “strategjie kundër shëndetit dhe mirëqënies”

Në burgun pa termoizolim dhe me dimrin pranë, Rahmani u ankua se kishte ftohtë për të paktën dy javë, përpara se të vdiste nga hipotermia. Një mbikqyrës i CIA-s i cili vizitoi objektin menjëherë pas mbërritjes së Rahmanit, i tha një hetuesi se ishte shumë ftohtë në Kobalt dhe kur ai ishte atje mendoi se Rahmani mund të vdiste nga hipotermia kur e pa të veshur vetëm me corape dhe pelena.

Mbikqyrësi e diskutoi situatën e Rahmanit me një koleg, raportoi inspektori i përgjithshëm i CIA-s në një hetim të brendshëm të vitit 2005, mbi vdekjen e Rahmanit, por nuk ndërmori asnjë veprim sepse “mendonte se oficerët atje do ta kuptonin që ishte ftohtë dhe nuk do e linin të burgosurin të zhveshur për një periudhë të gjatë.”

Në fakt, rojet i thanë hetuesve se Rahmani ishte i zhveshur nga mesi e poshtë, vetëm me një pelenë thuajse gjatë gjithë qëndrimit së tij në burg.

Jessen e dinte këtë gjë, dhe e pa se i ftohti kishte efekt tek i burgosuri. Ai i tha hetuesve se “ Rahmani i hiqte rrobat sipas urdhërave që i jepnin”. Ai tha se e ka pare Rahmanin të dridhej, pas një dushi të ftohtë.

Shënime nga marrja në pyetje e Jessen thonë se “ Rahmani kalontë ditë në kushte të ftohta me ushqim minimal dhe pa gjumë. Rahmani shpesh humbiste ndjenjat gjatë seancave”.

Megjithatë, kur Jessen u largua nga Kobalt rreth datës 14 Nëntor 2002, ai i tha Zirbel-it se për të thyer rezistencën e Rahmanit, duheshin më tepër teknika të ashpra për ta dobësuar më shumë. “Rahmani është fizikisht i forte dhe ta qëllosh nuk bën punë. Duhet ta raskapitësh ditë pas dite fizikisht dhe psikologjikisht”.

Pesë ditë më vonë, në orën 3 pasdite më 19 Nëntor 2002, Rahmani ishte prangosur në pozicionin ulur mbi beton, i zhveshur nga mesi e poshtë, regjistroi hetimi i 2003-shit. Rojet e kontrolluan Rahmanin 4 herë gjatë natës, në orën 10 dhe 11 të natës, dhe 4 dhe 8 të mëngjesit. Gjatë kontrollit të orës 4, me temperaturën -1 C, një roje, pa në qelinë e tij dhe fishkëlleu. Në 8 të mëmngjesit Rahmani ishte ulur në qeli i gjallë dhe po dridhej…sytë i kishte të hapur, dridhja e tij nuk dukej e pazakontë, sepse të gjithë të burgosurit dridhen, i tha roja hetuesit. Dy orën më vonë, një roje kontrolloi qelinë e tij dhe e gjeti Rahmanin të shtrirë përdhe. Kur trokiti në derë, i burgosuri nuk lëvizi.

‘Ne shkruam një listë’

Në vitin 2002, Jessen dhe Mitchell botuan një shkrim të titulluar “Masat kundër Rezistencës të Al Kaedës ndaj Teknikave të Marrjes në Pyetje”.

Shkrimi, i publikuar me redaktime për herë të parë gjatë padisë, premtoi të ofronte metoda për të dalluar kur të burgosurit përdorin teknika të sofistikuara të rezistencës dhe “strategji për zhvillimin e kundërveprimeve”.

Ai kombinon këshilla si: “qëndroni psikologjikisht dhe mendërisht të qetë dhe jini vigjilent” me udhëzime praktike se si t’i përgjigjesh torturës.

Fakti që shkrimi i tyre hapet me paralajmërimin: “Ne nuk jemi ekspertë në kulturën arabe apo organizimin e al-Kaidës” nuk e uli aspak entuziazmin për idetë e tyre.

Gjatë pranverës së vitit 2002, dy psikologët reklamuan gjetjen e tyre për thyerjen e rezistencës së luftëtarëve të Al-Kaidës, Jessen në Pentagon dhe Mitchell në CIA. që ata e quajtën “një mënyrë efektive të të menduarit rreth sjelljes së rezistencës”.

Në dëshminë e tij paraprake, Jessen këmbënguli se metodat e marrjes në pyetjenga ai dhe Mitchell fillimisht u propozuan për të mposhtur këtë rezistencë dhe nuk përfshinin presione fizike. Ai tha se ishin në përputhje me Konventat e Gjenevës. Por deri në Prill, Jessen hartoi një “Draft Plani të Shfrytëzimit” që përfshinte mbajtjen e të burgosurve në qeli të papërshkueshme nga zjarri, në mjedise të fshehta që ishin përtej mbulimit të Kryqit të Kuq, të shtypit dhe të vëzhguesve të SHBA-së dhe të huajve. Disa muaj më vonë, “Jim dhe unë shkuam në një kabinet”, siç kujton Jessen gjatë dëshmisë së tij. “Ai u ul në një makinë shkrimi, dhe së bashku ne shkruam një listë”. Kjo listë famëkeqe njihet si teknika e avancuar e marrjes në pyetje.

Kabllograme të ndryshme përshkruajnë në hollësi se si teknikat e tyre u kombinuan në seancat e marrjes në pyetje, dhe tregojnë efektin e tyre dërrmues dhe çnjerëzor. Në një pasazh nga një kabllo prej gjashtë faqe që përshkruan “ditën e gjashtë të fazës agresive” të marrjes në pyetje të Abu Zubaydah, që u zhvillua më 9 Gusht 2002, “Hetuesit drejtuan gishtin drejt dhomës dhe thanë:” Ti e di se çfarë të bësh.”

“Subjekti u ul në dysheme dhe u përplas në dhomën e vogël për 1000 orë pa udhëzime shtesë”, raportoi ekipi i Mitchellit. Gjatë tetë orëve të ardhshme, Abu Zubaydah u zhvendos midis dhomave të ndryshme të vogla dhe të mëdha dhe përplasej nëpër mure sipas teknikës së njohur si “muret”. Hetuesi thotë përsëri, “Ti e di se çfarë të bësh”, që do të thotë se ai mund ti jepte fund torturave nëse fliste. Subjekti qante sepse nuk dinte asgjë.

Tetë ditë më vonë, një kabllo nga Tajlanda lavdëroi suksesin e “fazës agresive” së tre javëve të marrjes në pyetje të Abu Zubaydah, qëllimi i së cilës ishte “të nxiste pajtueshmërinë dhe bashkëpunimin e plotë të subjektit” dhe “të arritnte në pikën ku të thyhej çdo vullnet ose aftësi e subjektit për të rezistuar”. Procesi, shkroi Mitchell në kabllogram, “duhet të përdoret si një model për marrjen në pyetje të të burgosurve me rrezikshëmri të lartë”.

Ndërsa Mitchell po shkruante këtë, ndërtimi i objektit të Kobalt pranë Kabulit ishte afër përfundimit.

Një muaj më vonë, ndërkohë që të paraburgosurit e parë u mbyllën në errësirën 24-orëshe, një memo e CIA-s përshkroi rolin që dy psikologët do të luanin në programin e zgjerues të agjencisë. “Vlerësimi i drejtpërdrejtë, i quajtur një provim i gjendjes mendore, mund të bëhet menjëherë pas kapjes fillestare nga Jim ose Bruce,” . Kjo do t’u mundësojë atyre “të përcaktojnë presionet më të mira fizike dhe psikologjike që do të ishin të nevojshme për ta kthyer këtë individ në një gjëndje bashkëpunimi sa më shpejt që të ishte e mundur”.

Gjashtë muaj më vonë, në Mars dhe Prill 2003, Mohamed Ben Soud dhe Sulejman Abdullah Salim u bënë dy nga 39 burrat që i’u nënshtruan teknikave të avancuara të marrjes në pyetje të Mitchell dhe Jessen në burgjet sekrete të CIA-s. Dhjetë ngrohës me gaz u shtuan në bllokun e qelive një muaj pas vdekjes së Gul Rahman, por pak kishte ndryshuar në atë që Jessen e quajti rutinat e “këqija” të Kobalt. Salim dhe Ben Soud mbaheshin ende në errësirë, shpesh të zhveshur, të lidhur tek unaza në mur ose në traun lart në dhomat e izolimit. Gjatë seancave të marrjes në pyetje, ata u torturuan me metoda të ndryshme, duke përfshirë shuplakat, përplasjen pas mureve, dush me ujë të ftohtë (ku vendoseshin të zhveshur në mes të fletëve plastike dhe urdhëroheshin të qëndronin në ujë të akullt).

Gjatë gjithë padisë, Jessen dhe Mitchell argumentuan se për shkak se ata nuk kishin marrë në pyetje drejtpërdrejt Ben Soud dhe Salim, nuk mbanin përgjegjësinë për trajtimin e tyre.

Por Kobalt ishte projektuar sipas vizionit të tyre si një objekti ideal torturimi. Pas vdekjes së Rahmanit të gjithë hetuesit që administruan “Teknikat e Avacuara të Marrjes në Pyetje” duhet të trajnoheshin me teknikat e Mitchell dhe Jessen. Tortura e Ben Soud dhe Salimit ndodhi në një periudhë kur “Teknikat e Avancuara të Marrjes në Pyetje” po bëhshin rutinë.

Në fakt, në kohën kur Salim dhe Ben Soud merreshin në pyetje, miti i Mitchell dhe Jessen ishte tashmë në rënie. Shënimet e brendshme të CIA-s nga pranvera dhe vera e vitit 2003 janë të mbushura me komente të ashpra. “Megjithëse këta njerëz besojnë se mënyra e tyre është e vetmja rrugë, duhet të ketë një përpjekje për të përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë, përpara se arroganca dhe narcizmi të zhvillohen në konflikte joproduktive në këtë fushë”, paralajmëroi një memo e qershorit 2003. Megjithatë një propozim për hartimin e një kodi etike për marrjen në pyetje të CIA-s, u hodh poshtë.

“Sipas diskutimeve të mija me Jim-in dhe Bruce javën e kaluar, rolet e tyre në program do të ndryshojnë”, njofton një memo e majit 2003. “Prej tani do të bëjnë më së shumti projekte strategjike të konsultimit, hulumtimit dhe zhvillimit të programeve.” Ata nuk u lejuan më të merrnin në pyetje të burgosurit.

Abu Zubaydah dhe një grup i vogël i të burgosurve të tjerë të torturuar në vendet si Kobalt u transferuan në Guantanamo në shtator 2003, pastaj u transferuan përsëri në objektet e kontrolluara nga CIA gjashtë muaj më vonë, pak para se gjykata supreme të vendoste se të burgosurit e Guantanamos kishin të drejtën të paraqesin peticione në gjykatat amerikane.

Do të kalonin dy vjet e gjysmë para se Abu Zubaydah dhe 13 të tjerë të nënshtruar ndaj metodave më të rënda të Mitchell-it dhe Jessen të transferoheshin në Guantanamo për të qëndruar atje.

Ndërmjet viteve 2003 dhe 2007, autoriteti për të përdorur teknikat e Mitchell dhe Jesen u pezullua disa herë dhe u rishikua ligjshmëria dhe efektiviteti i tyre. Çdo rishikim diskreditonte më tej mashtrimin se të burgosurit ishin super-rezistentë, dhe mund të flisnin vetëm pas përdorimit të metodave brutale të marrjes në pyetje.

Asnjë nga zyrtarët e lartë të administratës së CIA-s apo të administratës së Bushit të cilët kanë miratuar dhe promovuar metodat e Mitchell dhe Jessen nuk kanë pranuar rolin e tyre në mbështetjen e programit.

Shumë oficerë të CIA-s të cilët morën pjesë në programin e tortures, u punësuan më vonë nga ” Mitchell Jessen and Associates” dhe vazhduan të shpenzojnë miliona dollarë të CIA-s për shërbime të lidhura me marrjen në pyetje shumë kohë mbas mbarimit të programit.

Zgjidhja e arritur muajin e kaluar solli njohjen e parë zyrtare se të burgosurit u dëmtuan nga “marrjet në pyetje”. Në një deklaratë, Mitchell dhe Jessen thanë se “është për të ardhur keq që z. Rahman, z. Salim dhe z. Ben Soud pësuan abuzime”, duke mohuar përgjegjësinë për keqtrajtimin e tyre.

Deklarata shtoi: “Dr Mitchell dhe Jessen pohojnë se abuzimet e z. Salim dhe z. Ben Soud kanë ndodhur pa dijeninë ose pëlqimin e tyre dhe se ata nuk ishin përgjegjës për këto veprime. Dr Mitchell dhe Jessen gjithashtu pohojnë se nuk ishin në dijeni të abuzimeve të veçanta që përfundimisht shkaktuan vdekjen e Z. Rahman dhe nuk janë gjithashtu përgjegjës për këto veprime “.

Por 15 vjet pasi Gul Rahman ngriu dhe humbi jetën në një qeli të errët, provat e grumbulluara gjatë hetimit para gjyqit kanë nënvizuar se shkaku ishin taktikat e ashpra dhe të padrejta të Mitchell dhe Jessen, dhe sa ato ishin refuzuar brenda CIA-s më shumë se një dekadë më parë.

*Larry Siems, The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne