Zyra e këshillit të të drejtave të njeriut në OKB ka publikuar një raport me krimet ushtrisë së Mianmarit ndaj myslimanëve Rohingya.

Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, forcat e sigurisë në Mianmar në mënyrë të egër kanë dëbuar mbi gjysmë milion myslimanë nga provinca Rakhin, pasi kanë djegur shtëpitë e banimit, fshatrat dhe tokat bujqësore të myslimanëve dhe kanë parandaluar kthimin e tyre. Ushtria dhe budistët ekstremistë në Mianmar po vazhdojnë vrasjen e myslimanëve Rohingia në këtë vend dhe procesi i shpërnguljes së myslimanëve në drejtim të Bangladeshit po vazhdon akoma duke rritur kështu numrin e personave të shpërngulur me dhunë. Ndërkohë organizatat lokale në Bangladesh kanë njoftuar për përhapjen e llojeve të sëmundjeve të ndryshme sidomos kequshqyerjes në mesin e të shpërngulurve Rohingia. Autoritetet e Bangladeshit kanë deklaruar se për të strehuar mbi 800 mijë të shpërngulur Rohingia, do të ndërtojnë një prej qendrave më të mëdha të kampeve. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një funksionar i lartë i OKB ka deklaruar se procesi i shpërngulurës së myslimanëve Rohingia nga Mianmari në Bangladesh po vazhdon akoma dhe qindra persona të shpërngulur në Mianmar, synojnë të strehohen në Bangladesh./ PT

11