Reagimi i vonuar i Aung San Suu Kyi ndaj vrasjes së myslimanëve Rohingia në Mianmar

Liderja de facto e Mianmarit në reagimin e saj të vonuar pas afërsisht katër javëve për spastrimin etnik kundër myslimanëve Rohingia, ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut në shtetin Rakhine.

Liderja de fakto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi ka deklaruar se qeveria e saj nuk i druhet një kontrolli ndërkombëtar për rolin e saj në menaxhimin e krizës së popullsisë Rohingia. Ky ka qenë reagimi i parë i saj në lidhje me dhunën që ka përfshirë shtetin verior Rakhine, që ka detyruar rreth 400 mijë myslimanë Rohingia të emigrojnë drejt Bangladeshit. Suu Kyi është përballur me kritika të shumta sa i takon përgjigjes së saj ndaj krizës, por ajo ka deklaruar se shumica e myslimanëve nuk janë larguar nga shteti dhe se aktet e dhunës kanë marrë fund. Në fjalimin e saj në Parlamentin e Mianmarit, Suu Kyi tha se ndjente keqardhje për njerëzit e përfshirë në konflikt dhe se qeveria ishte e angazhuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për të gjitha komunitetet. Liderja e Mianmarit, që ka vendosur të bojkotojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork që nis më vonë gjatë javës, tha megjithatë se dëshiron që komuniteti ndërkombëtar të informohet për atë që po bëhet nga kabineti i saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne