Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë

Tiranë 2 Prill 2019
Organizatat e Komunitetit LGBT të ndalojnë menjëherë fyerjet ndaj simboleve fetare, të ndalojnë “kurthet e ndyra” provokative për të shpikur situata fake “diskriminimi” dhe të zhdukin posterat zyrtarë të Paradës Gay të 18 Majit 2019 që përdorin si imazhe ofenduese simbolet e Xhamisë së Et’hem Beut dhe katedraleve në Tiranë!

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” si një koalicion konservator që beson te vlerat e familjes dhe harmonia fetare e mrekullueshme e Shqipërisë, reagon ndaj 3 organizatave të komunitetit LGBQT: “Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT”, “Pro LGBT”, “Qendra Streha” të prezantuara nga faqja zyrtare Historia Ime që kanë zgjedhur në posterin zyrtar të “Paradës së Krenarisë” së tyre në 18 Maj në Tiranë të përdorin simbolet e Xhamisë së Et’hem Beut dhe katedraleve në Tiranë!

[Posterin e përdhosjes dhe cënimit të simboleve fetare mund t’i gjeni në Facebook në posterin zyrtar në 1 Prill 2019: https://www.facebook.com/…/a.477649858989…/2178739632214125/ dhe referencën e autorëve e gjeni në “DEKLARATËN PËR SHTYP” të “Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT”, “Pro LGBT” dhe “Qendra Streha” të publikuar në 29 Mars 2019:https://www.facebook.com/historiaimepikecom/posts/2174095372678551. (Janë edhe në format printscreen bashkangjitur me këtë reagim.)]

Nuk kanë asnjë kuptim tjetër përdorimi i këtyre simboleve në posterin zyrtar përveç provokimit dhe ofendimit të patolerueshëm dhe krejt pa shkak. Nevojat e OJFve përkatëse të komunitetit LGBQT për të siguruar fonde dhe për të shpikur pretekse për të justifikuar halle të paqena duke provokuar besimtarët me qëllim që të përdorin reagimet e tyre sporadike potenciale si raste konkrete diskriminimi janë të shëmtuara, të pamoralshme dhe konsiderohen në praktikën ndërkombëtare si “kurthe të ndyra” madje deri në vepra penale.

I kërkojmë me urgjencë organizatave përkatëse liberale sorosiane të heqin dorë menjëherë nga këto provokime dhe kurthe të ndyra, dhe të zhdukin këto postera nga çdo formë e publikimit të tyre duke kërkuar ndjesë publike.

Nga ana tjetër kujtojmë, që fatkeqësisht në Shqipëri, shpesh tolerohen fyrjet dhe përdhosjet e së drejtës të besimit, mbrojtjes së simboleve fetare, apo dhe cënimit të vlerave morale shoqërore (kur merren vendime ligjore me karakter sensitiv), nga vetë përfaqësuesit publik të komuniteteve fetare që bëhen të gjallë vetëm si manekinë imazhi nga klasa politike sa herë atyre i duhen foto për vota!

Ky reagim i Koalicionit Qytetar “PËR SHQIPËRINË” do të kishte qenë krejt i panevojshëm nëse komunitetet fetare do të merreshim më pak me mbështetjen e politikanëve në pushtet duke shkelur parimet e laicitetit të shtetit dhe politikës, përfshirjes absurde dhe përdhosëse në operacione policore të paligjshme kundër protestave të Opozitës), dhe më shumë me përgjegjësitë e tyre siç është edhe çështja e ndjeshme që ngre ky reagim në fjalë.

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”
www.pershqiperine.al
kontakt@pershqiperine.al

Fotografia e Për Shqipërinë

Fotografia e Për Shqipërinë

28